• |
ide | kryesore

Nuk fitoi vendin e punës te portali “Mësues për Shqipërinë”, i ve zjarrin Drejtorisë Arsimore, arrestohet 33-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier. Policia ka mundur të ndalojë autorin, cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier. Personi i arrestuar është shtetasi Indrit Alushaj, me profesion mësues. Mesohet se, 33-vjeçari kishte aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” por nuk kishte mundur të fitonte.

Njoftimi i policise

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë). Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *