• |
ide | kryesore

Pse e shqetëson PS-në fushata e Albin Kurtit në Tiranë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Albin Kurti ka hedhur një hap që nuk ka ndodhur në Shqipëri që prej kohës kur Ibrahim Rugova i ndjerë bënte fushatë në Shqipëri përkrah Sali Berishës. Madje kryeministri i sapovotuar i Kosovës ka shkuar edhe me tej, ai ka zgjedhur të bëjë fushatë elektorale për partinë e tij Vetëvendosje dhe ka deklaruar se do të vijë të hedhë votën në zgjedhjet e 25 prillit. 

Kurti ndërmori një turne tre ditor për të mbështetur tre kandidatët e Vetëvendosjes në Lezhë, Tiranë dhe Gjirokastër. Fillimisht ai përdori pretekstin e përvjetorit të besëlidhjes në Lezhë për të mbështetur atë që e konsideroi si mikun e tij, Iliaz Shehun. Në këtë prelud fushate Vetëvendosja ishte kujdesur ti jepte promovimit një aureolë mbarë kombëtare. Në promovimin e Shehut morën pjesë politikanë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva.

Lexo me tej:

Albin Kurti dhe politikanë të tjerë shqiptarë nga vendet fqinje përkujtojnë 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

Po e përmasave jo të zakonshme qe edhe ajo që u organizua për shefin e zyrës së vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi. Albin Kurti e quajti atë një faktor për të nisur ndryshimin në Shqipëri: “Boikenin e njoh prej më se 15 vitesh dhe bashkëpunoj me të. Ai është i ndershëm e i qëndrueshëm, i arsimuar mirë dhe studioz, i matur dhe i guximshëm. Boikeni as nuk shitet, as nuk blihet. Prandaj, do ta mbështesim Boikenin dhe do ta çojmë në Kuvendin e Shqipërisë, që ta nisim ndryshimin” tha ai gjatë një konference për shtyp në krah të tij.

Albin Kurti në Tiranë: Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim!

“Kjo është e treta e vërteta” tha albin Kurti për takimin e tij të radhës me Kreshnik Merxhanin gjatë vizitës që i bëri kandidatit të Gjirokastrës.

Prezantimin e tre kandidatëve të tij Kurti e bëri në kuadrin e një fushate që synonte të kumtonte se Shqipëria ka nevojë për ndryshim, se ajo e ka të domosdoshme të bëhet një vend më demokratik “ku postiet publike i mbajnë ata që duan të shërbejnë dhe jo ata që kërkojnë të sundojnë”. Albin Kurti theksoi në Tiranë se Vetëvendosja do u drejtohet “shqiptarëve të pakënaqur që janë shpresa e ketij vendi”.

Por po të shihet me vëmendje e gjithë fushata tre ditore e kurtit në Tiranë u shoqërua nga një sulm i egër nga të gjitha mediat pranë PS dhe qeverisë. Këtë furi nuk e uli as dreka informale e dy kryeministrave as dhe deklaratat e kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës se ai do ta shpinte më lart bashkëpunimin me homologun e vet në Tiranë.

Po përse ndodhi kjo?

E para për arsye praktike. Duke shpallur se synon elektoratin e pakënaqur, pra edhe ata të cilëve Rama u drejtohet që të mos votojnë këtë herë për inat të tij (video poshte), Albin Kurti duket se synon të njëjtët njerëz të zhgënjyer nga Rama që e duan të majtën por nuk e gjejnë atë tek rilindja.

Dhe nëse PS ka bërë çmos për të krijuar parti të vogla në të djathtë për të fragmentarizuar votën e opozitës, papritmas i sheh të dalë një forcë në të majtë. Dhe kjo e dëmton numerikisht strategjinë e saj.

Por e dyta dhe më thelbësorja është se Vetëvendosja e Kurtit e bën të duket surogato të majtën e Ramës në Tiranë. Ajo nxjerr në ditën e diellit këtë të majtë që flirton me oligarkët, që ka rritur gjatë tet viteve të saj paparazitëm dhe që ka varfëruar më shumë shtresat e varfra. Pra ndonëse ka vetëm tre kandidatë, në këto zgjedhje Vetëvendosja e korrupton në imazh aureolën e PS si parti e shtresave të paprivilegjuara. Prandaj tre ditë e fushatës së Kurtit në Shqipëri, u shoqëruan me aq shumë kritika, mallkime dhe sulme personale nga mediat pro qeveritare.

©Lapsi.al  



20 Comments

  1. YMER GELBAZA KELLIRA DUHET TE PUBLIKOJ DOKUMENTIN SE I KUJT ESHTE GREGU ,I EDI RAMES APO BABAIT TE EDI RAMES KRISTAQIT? thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PELCET ZAGARI ,BILES I THA SE ESHTE MALAZEZ ALBIN KURTI

  2. Tani ngelet per tu pare sesa votuesi do e shfrytezoje kete rast per (ne mos me shume) te derguar nje mesazh te qarte elites egzistuese qe koha mbaroi.
    PS: Nese nuk u pelqen VV, mund te votojne Nismen Thurje, mesazhi do jete po aq i qarte.

  3. Këto ditë po flitet shumë për elektoratin e pavendosur dhe atë gri, e në këtë logjikë, është opozita që nuk i është përgjigjur kësaj “fete” zgjedhësish por e do të gjithën vota “anti” e jo “për”.

    Një logjikë e ftohtë nxjerr përfundimin e thjeshtë se opozita nuk guxoi të hapej sepse nuk ka besim, nuk ka sinjal dhe nuk ka shpresë për të fituar.

    E ky sinjal është më i qarti, pasi mund të ketë edhe shumë të tjerë që kanë bazë në konfigurimin e komplikuar të një opozite, ku realisht nuk ka një udhëheqës, por një de jure e dy de fakte që nuk është Basha, por Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    E këta dy të fundit, nuk arrijnë të marrin vota nga elektorati gri. Ky është tashmë një fakt thuajse matematik.As nuk e Rruan trapin rama,sepse albini marksisti i fundit ne ballkan eshte lidhur me komunistin kriminel dhe agjent me pseudonimin Bisturia dhe Penicilina salih karaxhic berisha dhe neokomunistin oligark ilir meta,prandaj kur të keni kohe shpellkare të byrektores shkoni rruajani pak loqet rames se do ju eci mbare ne jete

  4. Po pse versuleni si qente e eger mbi Luljeten dhe Najaden?! Ato ishin ne pune te tyre, te nderuara e te respektuara, aq sa vlejne ne kete vend keto fjale.

    Dhane per vendin me gjithe forcen e kapacitetin e tyre. I ftuan si kandidate per deputete. Pranuan. Kush nuk do pranonte?! Dhe pse te mos pranonin?! Cfare te keqe ka ketu?!

    Parlament me injorante nuk duam besoj, tani as me intelektuale nuk e duam?!

    Po pse nuk i versuleni Bashes p.sh qe nuk i shkoi ne mendje te ftonte Luljeten?

    Po kater muaj rresht beri dava me aleatet per vendet ne liste. Apo ky debati se ca vendi do kete X i partise me 1 mije votues, ka rendesi kombetare.

    1. Hahaha ka ftuar dy kurva plaka qe nuk i hyjne ne pune as dreqit..rrofte ripjellja..turp per kete popull injorant

  5. sepse Albni do i qi ne byth te gjith, PS, PD, LSI. Mbase teher do filloj te behet shteti ligjor me ne fund edhe ne Shqiperi.

  6. Rames i pelqente kur i dukej vetja zot dhe nderhynte per favor te Thacit ne Kosove, tani u duket absurde qe mund tu kthehet favori.

    Brezat e rinj nuk po e trashegojne verberine dhe besnikerine qe kane patur brezat e meparshem ndaj ish-PPSH. Dhe kjo e kercenon pushtetin e Rames, Veliajt dhe ithtareve te tyre, pasi nuk e mbajne dot me lehtesisht ate elektorat qe e konsiderojne si hambar votash kur tu teket dhe duhet.

    Albini dhe LVV eshte gjithcka qe Partia Socialiste ne keto dekada ka pretenduar se eshte por qe nuk u be dhe nuk do behet kurre.

  7. Albini perfaqson te majten idealiste shqiptare. mbase eshte me shum idealist sec duhet por prandaj ka fryk babai i vetshpallur i kombit.

  8. Sepse o koqe, neser do te shkoje Rama te beje fushate ne Kosove.
    Cfare do themi pastaj?
    Kosova eshte shtet i pavarur, po nderhyn ne punet e saj te brendeshme, po ndikon ne zgjedhje, etj. etj.
    Qe je pak trap ti , je. Kete e thone te gjithe….
    E ha byrek aty dhe leri llafet.

    1. O i paemer me emer, o ka nderhyre Rama ne punet e brendeshme te Kosoves o ska nderhyre njeri. Harrove qe mori flamurin Rama me Vucicin dhe me tellalin Baton per ndarjen e Kosoves? Harrove qe shkoi Rama ne Kosove dhe tha qe kush e shan apo nuk e voton Hashim Thaqin eshte gomar?

      Rama nuk e duron dot Albinin, sepse Albini e eklipson totalisht kete delirant.

      Kshu qe o morr i kuq, vazhdo lepij bythen e Rames dhe nja 2 muaj dhe beji zbor sufllaqeve keto kohe.

      Rames me shume gjase do i vije fundi nga Albini e jo nga Basha, fatkeqesisht.

  9. Spese per PS dhe sektin esaj dominant RIDHJERJA, cdo atdhedashes dhe nacionalist eshte nje rrezik i madh per Internacionalen komuniste bolshevike!

  10. Parardhesi ideologjik i Edvin ShkerdhRames,Enver Hoxhtrapi,atehere kur vendosej fati i kombit Shqiptar(i coptum n’pese shtete),i’a la Kosoven Titos.
    Atij i duhej Kosova jashte kufirit per te zgjatur rregjimin e tij.komunisto-boleshevik.Nuk do te ishim ne kete gjendje ne se Antiverioret e JUGUT,nuk do te udhehiqnin Shqipnine per 46 vjet,duke perjashtu Kosoven.
    My asht RACIZMI shqiptaro-shqiptar JUG-VERI.
    KY POPULL JENA-KETO UDHEHEQES MERITOJME!

  11. J i ke thene te sakta. Bravo z. Bushat qe prej kohesh perkrah VV me shkrimet e tua te sakta. Kam shume respekt per ty sado qe te shajne. Te kam pasur perkrah disa protestave qytetare dhe e di sa fisnik je. Forca Albini. Bravo Kosova, trima gjithmone e kurre nuk u shiten para armiqve te brendshem e te jashtem. Bashkim kombetar. Kulturor dhe ekonomik. Ka ardhur koha qe 8 milione shqiptaret e ballkanit te degjohen. Persa i perket sufllaqexhinjve nga te dy krahet, ju meshiroj se per nje rroge e per noi dallavere me shume, rropateni gjithe diten.

  12. Ska 8 milion shqiptare. Kan ngel a skqn ngel nja 4 se perdite ikin. Ikin nga skamja kapadailleku e injoranca. Ikin edhe nga delirantet si ti qe ktu jane me shumice

  13. Lulzim Basha është mjaftuar duke afruar në listat e PD-së Agron Dukën, Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Dashamir Shehun, Shpëtim Idrizin e Vangjel Dulen.

    E vetmja risi që përfilitet në mediat e PD-së, është kandidimi i humoristit Julian Deda.

    Por, vështirë se një personazh i tillë ngjall entuziasëm, pasi dihet se ai është një prurje e familjes Berisha, meqë është shok i ngushtë me Shkëlzen Berishën.

    Pra, me përjashtim të Julian Dedës e Shpëtim Idrizit, lista e PD-së pritet të jetë e njëtë si në zgjedhjet e katër viteve më parë, kur demokratët pësuan një humbje të thellë.

    Tani se si duan të vijnë në pushtet me të njëtët njerëz që katër vite më parë pësuan disfatën më të madhe në historinë e PD-së, vetëm Lulzim Basha mund të shpjegojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *