• |
ide | kryesore

Rama duhet të ulë kokën para vaksinave kineze dhe ruse

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Ka ardhur koha që Edi Rama të heqë dorë nga qëndrimet triumfaliste prej perendimori të devotshëm dhe të ulë kokën përpara vaksinave ruse dhe kineze. Sepse tashmë po pranohet botërisht që strategjia e Bashkimit Europian, ku Shqipëria kishte hipotekuar të gjitha shpresat e saj për vaksinimin, ka rezultuar një dështim.


Lexo me tej:


Flet Rama/ A do të marrim vaksina nga Kina apo Rusia

Pak javë më parë, kryeministri hungarez Orban u tall me partnerët e tij duke u vaksinuar publikisht me rusen Sputnik V (foto poshte).

Hungary's PM Viktor Orbán vaccinated against COVID with Chinese Sinopharm  vaccine | Euronews

Të enjten dy vende të BE-së, Danimarka dhe Austria, u ndanë nga politika e përbashkët e BE duke planifikuar krijimimin e një marëveshje për një vaksinë të re së bashku me Izraelin. Kancelari austriak, Sebastian Kruz deklaroi në fillim të javës se vendi i tij “nuk duhej të varej vetëm nga BE-ja për krijimin e vaksinave të gjeneratës së dytë”.

Ndërsa homologu i tij sllovak, vendi i të cilit ka regjistruar një nga vdekshmëritë më të larta prej Covid- 19, priti në Sllovaki të mërkurën dy milionë vaksina Sputnik V. “Eshtë e drejtë të blejmë këtë vaksinë, sepse Covid 19 nuk e njeh gjeopolitikën” u tha qytetarëve të vet kryeministri sllovak Igor Matoviç (poshte).

La Slovaquie va dépister toute sa population | Foto | 7sur7.be
Në të njëjtën rrugë të sigurimit të vaksinës ruse është futur edhe Çekia, ndërsa Polonia që ka marëdhënie të tensionuara me Moskën, po përpiqet për sigurimin e vaksinës kineze.
Për të nënvizuar dështimin e Europës agjensia e miratimit të vaksinave e së cilës tashmë ka marrë në shqyrtim rusen Sputnik V, gazeta franceze “Le Figaro” e kësaj të premteje, e lexuar nga Lapsi.al shkruante në editorialin e vet: “Nuk është rastësi që dy vende jashtë BE, Britannia e Madhe dhe Serbia, janë kampionët e vaksinimit në kontinentin e vjetër”.

Në të njëjtin tekst e përditshmja franceze vazhdonte: “Londra ka zhvilluar vaksinat e veta dhe tani po mbështetet te India për të rritur prodhimin; ndërsa Beogradi u mbështet tek Kina dhe Rusia, i sigurtë se do të harrohej nga miqtë e tij perëndimorë”.
Ky dështim dhe mungesë solidariteti e BE që deri më tani ka arritur të marrë vetëm 52 milionë doza na të gjitha vaksinat, ka arsye të njohura.
Mëkati origjinal i udhëheqësve të BE-së dhe burokratëve të Brukselit ishte se ata nuk riskuan të investonin në krijimin dhe prodhimin e vaksinave, ashtu sikurse bënë Donald Trump dhe Boris Johnson, duke mbetur klientë të thjeshtë të laboratorëve. Ky çmim që u pagua me vonësë, u pasua më pas edhe nga mungesa e solidaritetit që bëri të harroheshin vende si Ukrahina apo Ballkani perendimor.
Një nga kolumnistet më në zë të politikës së jashtme në të përditshmen franceze “Le Monde”, Sylvie Kauffmann shkruante pardje për humbjen e fuqisë së butë të Europës, në rastin e përmbytjes së Serbisë nga vaksinat ruse dhe kineze.

“Për sa i përket “soft power” ne pësuam, një fiasko gjigande. Në pamundësi për të përmbushur shpresat për solidaritetit të popullatave të cilat ndjehen thellësisht evropianë edhe nëse nuk janë pjesë e klubit të 27-shes, Evropa humbi një mundësi të shkëlqyer për të promovuar modelin e saj me fqinjët. Ajo i ofroi një bulevard Rusisë dhe Kinës Evropa, duke e humbur rastin të tregonte modelin e saj shoqëror, shkencën dhe vlerat e saj” thuhej në shkrimin e lexuar nga Lapsi.al.

Ndryshon qëndrimi për vaksinën ruse/ Si e refuzoi Rama një muaj më parë

Prandaj në këtë periudhe, kur të gjithë po e pranojnë fiaskon e Europës, as Shqipëria nuk e ka më luksin të mbetet peng i deklaratave prej fodulli mendjebosh të Edi Ramës, që e refuzoi me ironi ofertën ruse për të sjellë Sputnik V në Shqipëri. Në pamundësi të jetë më properendimore se shumë vende europiane, Shqipëria duhet të kthejë sytë nga Rusia dhe Kina. Ashtu sikurse po bëjnë vendet e Vishegradit (Poloini, Hungari, Çeki, Sllovaki) të cilat i kanë hapur rrugën dozave të “rrezikshme” gjeopolitikisht.

©Lapsi.al

14 Comments

  1. Vaksinat kineze dhe ruse nuk jane eficente si ato perendimore dhe nuk kane pasur proces transparent aprovimi. Ca jane keto gomarlleqe qe shkruani aman

    1. Shto ketu qe nuk jane te afte te menaxhojne dhe kontrollojne vaksinat qe vijne Pfizer, paramendo se sa te afte mund te jene te kontrollojne kinezet qe te mos u japin serum ne vend te vaksinave.

  2. Po normale qe aty do te veje ky pafillua atje ku ka qene dhe babai i tij shpirteror,meqe ra llafi si shkoj ajo puna e Pip eros do ta propozoje krye.k per deputet apo do ta propozoj per fitimin e cmimit Nobel ne mjekesi,se Pip erua ka merita per numrin e larte te vdekjeve ne vendin tone,lapsus per 0 vdekshmeri rrofte shoku Pudhum Pip ero.

  3. Me mire vdesim se te bejme vaksina ruse apo kineze.
    E ben komunisti Ramut. Shkon tek shoket komuniste ruse e kineze dhe i mer, por ne ja fusim ne bythe.
    Aty te vdesim…
    Le qe me 25 prill fiton Basha. Nuk di pse i luteni Rames.
    I thoni Bashes.
    Po i mori Basha vaksinat ruse dhe kineze do ti beje i gjithe populli. Sepse tek Basha kemi siguri.

  4. Nje bastard nuk e ka per asgje te ule koken apo te lepije ate qe ka peshtyre.
    Eshte ne genin e bastardit.
    Njeri pa atdhe e pa skrupuj!
    Jeton vetem per parate!

  5. Kater komentues me siper njeri me bole sa tjetri por i findit eshte kampion.
    Po shate do e keni reston deri ne brezin e shtate.

    1. Te ofendosh nje bastard brigadieresh si puna jote eshte humbje kohe, por duke qene se jemi nen rrethim, e gjejme me kenaqesi pak kohen per te shkembyer dy batuta me nje palle kari bastard “pa emer”!

      1. Ej, po NAMUTI, dihet qe eshte kampion i budallit ne kete portal. Me NAMUTIN do ta hash ti.
        NAMUT lind, nuk behesh.
        Pastaj pa ngrene mut do rrije NAMUTI.
        Per cdo postim ka nje byrek falas. Dhjete postime, dhjete byreke.
        Leke, nji mut o NAMUT. S’ka leke.

  6. Po pse versuleni si qente e eger mbi Luljeten dhe Najaden?! Ato ishin ne pune te tyre, te nderuara e te respektuara, aq sa vlejne ne kete vend keto fjale.

    Dhane per vendin me gjithe forcen e kapacitetin e tyre. I ftuan si kandidate per deputete. Pranuan. Kush nuk do pranonte?! Dhe pse te mos pranonin?! Cfare te keqe ka ketu?!

    Parlament me injorante nuk duam besoj, tani as me intelektuale nuk e duam?!

    Po pse nuk i versuleni Bashes p.sh qe nuk i shkoi ne mendje te ftonte Luljeten?

    Po kater muaj rresht beri dava me aleatet per vendet ne liste. Apo ky debati se ca vendi do kete X i partise me 1 mije votues, ka rendesi kombetare.Dy kamberet ne nje dere po i presin dy dylbere,nje namyti e tjetri xixa

  7. Ti marre ato vaksinat kudo qe te jene edhe ne rusi e kine edhe ti bejne ata qe kane hall
    Pa sa per ju kurvat e amerikes juve nuk ju ze gje se u ka kenduar dervishi i luzhes ne verre te sumes.

    1. Talibanet e shqupit e kane inat ameriken. Vetem Sali sekretari PPSH eshte demokrat i vertete.
      Dhe nese vaksinat ruse e kineze japin efekte anesore, dalim prap para kministrise per proteste me shtiza dhe molotove.

  8. Qeveria Kanadeze bashkepunoi me 50% te kostove me qeverine kineze ne zhvillimin e vaksines kineze.
    Vaksina u be gati dhe u miratua ne Kine.
    Kur qeveria kanadeze kerkoi te dhenat dhe nje sasi te caktuar dozash per testim pilot ne Kanada, qeveria kineze refuzoi.
    Vaksina kineze tani qe po flasim nuk eshte e miratuar ne Kanada.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu