• |
ide | kryesore

Rama në Itali, kërkon nga Di Maio të zgjidhet problemi i patentave të shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nga konferenca për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve në Itali ka kujtuar edhe njëherë problemin e patentave të shqiptarëve në këtë vend.

Kreu i qeverisë teksa përmendi disa shifra të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali tha se ministri Luigi di Maio duhej të kujdesej.

“Janë më shumë se gjysmë milioni shqiptarët që jo vetëm jetojnë dhe punojnë, por kontribuojnë në ekonominë italiane. Janë 50 biznese të vogla dhe mesatare që paguajnë taksa në Itali dhe janë mijëra studentë që studiojnë në universitetet italiane. Duke qenë se italishtja është gjuha jonë e dytë, studentët tanë janë më lartë se studentët e tjerë”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se problemi duhej zgjidhur që shqiptarët t’u japin makinave të tyre pa u shqetësuar nga burokracia unike italiane.

“Duke qenë se këtu janë të gjithë gazetarët dhe kam qenë i bombarduar për javë të tëra dhe ambasadori do më fal për këtë që do të them tani, dua të bëj një ndërhyrje ose shkelje të protokollit. Dua t’i them Luigit që të kujdeset pak për patentat e Shqiptarëve në Itali që kanë ngecur në korridoret e burokracisë italiane që shqiptarët udhëtojnë dhe ti japin makinës pa probleme”, shtoi ai.

Në konfercnën nga aeroporti i Barit në Itali, Rama u shoqërua nga ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *