• |
ide | kryesore

Rama nis vizitën në dyditore në Itali (Axhenda)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali, në kudër të vizitës dy ditore për 30-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të marsit 1991. Mësohet se kryeministri Rama ka zbritur në Bari, ku është pritur nga Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio dhe kryerari i Bashkisë, Michele Emiliano. Kryeministri shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, ministrja e arsimit Evis Kushi, dhe deputeti Fate Velaj.

Dy ditë më parë, mediat italiane zbardhën axhendën e kryeministrit Rama do të ndjekë kryeminisitri Edi Rama në datat 5 dhe 6 mars gjatë vizitës zyrtare. Në kuadër të 30-vjetorit të eksodit masiv të shqiptarëve në Itali, Rama do të jetë i pranishëm në Pulia sot, aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut.

Prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Rama do të marrë pjesë edhe në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira. Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *