• |
ide | kryesore

Shpallet kompania fituese për Aeroportin e Vlorës, zbulohet edhe vlera e investimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme është shpallur kompania fituese e cila do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku bëri me dije se fituesi është një bashkim i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%). Kompania kryesore (Mabetex Group) të kuotave në konsorciumim fitues është në pronësi të Behgjet Pacollit. Vlera e investimit është 103.966.030 Euro. Balluku tha se ky aeroport do të jetë shtëpia e “Air Albania”, teksa tha se pas pak javësh do të hapet gjithashtu edhe aeroporti i Kukësit.

”Tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës. Tani vjen ai i Sarandës që do të plotësojë kurorën, nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe tani Saranda. Kemi nisur nga puna dhe për Korçën, duke qenë se potenciali turistik aty është mjaft i madh… Tani është momenti konkret se kush është fituesi. Kemi pasur dy garues. Njëra nga ofertat është ALDE Coorporation, që nuk ka përmbushur asnjë kriter. Nuk ka pasur as eksperiencën, as kushtet financiare. Kompania tjetër dhe fituese është e regjistruar në Zvicër, ka është një bashkim Mabetex Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro.”-tha Balluku.

Fillimisht në dhjetor të 2019, qeveria hapi garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ku afati i fundit për dorëzimin e ofertave nga kompanitë ishte 12 mars 2020. Tenderi u rihap në tetor 2020, por në 10 nëntor, Balluku njoftoi dështimin e tenderit për herë të dytë, për shkak të pandemisë së Covid-19. Qeveria më pas e rihapi më 23 nentor garën ndërkombëtare.



9 Comments

    1. NUK ESHTE E VETRET. JOOOOO
      NUK KA MUNDESI. KURRRR
      Filloni tani ju te byrekut, jo po keto kompanit jan hajdut e te kapur. PD do ta hedh ne spak. E budalliqe si keto.

  1. aeroporti i vlores eshte nje kafsheri ndaj ekosistemit. Zona e propozuar prane Nartes eshte PARK KOMBETAR dhe rrezikon te gjitha speciet fluturake te gjendura aty perfshire flamingot e rrezikuara, pelikanet etj…

    Nje zot e di kujt i nevojitet aeroporti i vlores, e cila eshte 1 ore e 30 min larg tiranes, nderkohe qe per te shkuar nga aeroporti i Londres ne qytet te nevojiten minimalisht 2 ore.

  2. O Muti Kristaqit,
    po nuk e dite ti qe mban frymen gjalle nga ky portal qe financohet nga Ilir Kokshqopa i Cepanit kush mund ta dije tjeter!?

  3. Lajm i rreme… Shpifje e kazanit … Aeroporti i Vlores dhe ai i Kukesit kane mbaruar. Ky eshte tenderi per aeroportin e Corovodes dhe me pas do behen tenderimet per aeroportet e Kavajes, Zall Herrit dhe Zall Bastarit.

  4. Këto ditë po flitet shumë për elektoratin e pavendosur dhe atë gri, e në këtë logjikë, është opozita që nuk i është përgjigjur kësaj “fete” zgjedhësish por e do të gjithën vota “anti” e jo “për”.

    Një logjikë e ftohtë nxjerr përfundimin e thjeshtë se opozita nuk guxoi të hapej sepse nuk ka besim, nuk ka sinjal dhe nuk ka shpresë për të fituar.

    E ky sinjal është më i qarti, pasi mund të ketë edhe shumë të tjerë që kanë bazë në konfigurimin e komplikuar të një opozite, ku realisht nuk ka një udhëheqës, por një de jure e dy de fakte që nuk është Basha, por Sali Berisha dhe Ilir Meta.

    E këta dy të fundit, nuk arrijnë të marrin vota nga elektorati gri. Ky është tashmë një fakt thuajse matematik.Shkoni të gjithe shpellkare dhe lepijini pallet rames tani qe mbajti premtimin

  5. Ky aeroport eshte komplet i panevojshem dhe jo fitimprures, por si duket dikush dashka te pastroje mire para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *