• |
ide | kryesore

Studimi i fizibilitetit i dyshimtë, aeroporti i Vlorës do na kushtojë 138 milionë euro

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një kontratë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, fituesi i të cilës u shpall të premten, rrezikon t’u kushtojë shqiptarëve 138 milionë euro ndërsa fizibiliteti i projektit për aeroport të dytë vetëm 100 kilometra larg aeroportit ekzistues mbetet i dyshimtë.

BIRN

Kryeministri Edi Rama shpalli të premten rezultatin e tenderit për koncesionin e aeroportit të Vlorës, një projekt fantazmagorik për të cilin vetë dokumentet e qeverisë së tij thonë se është i pavlerë nga ana ekonomike, por që për të garantuar interesin privat të dy kompanive fituese, taksapaguesi do të detyrohet të paguajë 138 milionë euro përgjatë një periudhe dhjetëvjeçare.

Rama, i cili e ka pasur projektin e Aeroportit të Vlorës një premtim elektoral në zonën elektorale ku garon vetë, deklaroi se kompanitë fituese Mabetex e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli dhe kompania YDA, një kompani turke, e cila është kontraktuar nga qeveria turke për ndërtimin e një spitali në Fier.

“Shumëzoni 104 mln euro x 23 dhe ai do jetë impakti i shtrirë në dekadë që ky aeroport do sjellë në ekonominë e Vlorës dhe Shqipërisë. Mijëra mundësi për punësimi. Do ta ndjejmë praninë e kompanive shqiptare te biletat , tarifat dhe çmime që janë në Europë. Është një kompani shqiptare dhe ne kemi mundësinë ta vëmë përpara përgjegjësisë së madhe dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja,” deklaroi Rama.

Ajo që Rama nuk deklaroi dhe që del qartë nga dokumentet e tenderit është që jo shumë janë të bindur për suksesin ekonomik të këtij aeroporti ndërsa taksapaguesit do të detyrohen të paguajnë 138 milionë euro, ose afërsisht 40 për qind më shumë se sa kostoja e ndërtimit, në rast se koncesioni dështon apo nuk realizon fitime.

Dokumenti standard i tenderit të koncesionit shkruan: “ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulet kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%”.

Për këto arsye, qeveria shqiptare merr përsipër “garantimin e të ardhurave”, të cilat janë para që do t’i paguhen konsorciumit fitues nga taksapaguesit, në rast se aeroporti dështon. Sipas një grafiku të publikuar, konsorciumi do të marrë 9.6 milionë euro në vitin e katërt pas kontratës (supozohet viti i parë i operimit), shumë që do të rritet deri në 18.6 milionë euro në vitin e 13 të kontratës, (viti i dhjetë i operimit), për një total prej 138.2 milionë eurosh. [Link]

Kompanitë private kanë marrë përsipër ndërkohë të rrezikojnë 104 milionë euro nga paratë e tyre, sipas deklaratës së kryeministrit.

Aeroporti i Vlorës gjendet 100 kilometra larg aeroportit të Tiranës.



8 Comments

  1. Ai po fshihet nga kryesia, po fshihet nga aleatët, po fshihet nga demokratët.
    Nuk ju shmanget se i ka gënjyer por sepse nuk di çfarë t’ju thotë.
    Listat e deputetve nuk janë në sirtarin e Lulzim Bashës, por të Sali Berishës.
    Lulzimi nuk e ka idenë se cila është lista. Të hënën, në mbrëmje Berisha i jep listat e deputetve Lulzimit dhe ai me zarf të mbyllur i dorzon në KQZ.
    Mos e akuzoni kot Lulzim Bashëm besë-prerë, sepse ai ështē thjesht një bythë-dhjerë që as emrin e tij nuk e di në cfarë qyteti do kandidoj.
    Të martën plas bomba e madhe. Gjysma e PD del kundër kryetarit.
    Nëse nga të larguarit janë krijuar 7 PD të reja dhe partia u nda në 7 pjesë, pas shpalljes listave nga vila e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit priten edhe disa parti të tjera. Demokratët po e kuptojnë se ajo parti e ka mbyllur misionin e saj politik dhe do tretet bashkë me venitjen biologjike të doktor Berishës.Doni ju sdoni ju ai investim do behet,cdo e mire qe vjen ne kete vend anatemohet nga portHalet e likes e salihut,dhe kerkoni qe keta te dy te vijne ne pushtet,Kurre me kjo dyshe ne pushtet

    1. Na cave karin me kete koment ne cdo artikull. Ketu te pakten mos ta kishe bere paste se eshte artikull per Komandantin. Hap syte here tjeter, se do te heq sufllaqen e drekes supervizori i bodrumit:).

  2. Ku ta gjejme Pacollin se te pakten nderton dhe shume mire,kurse per fitimin ajo dihet qe kur mbaroi rruga e kombit me 200 milion euro teper nga projekti.
    Asnje nuk vjen me pjate ne dore te ndaje paret me racen e kulluar shqiptare.
    Ne jemi trima/dalim nga vrima.
    Rrnofte Shqypnia e lire dhe demokrate.

  3. me shqeteson sh artikulli i pare. nese dhe pak nga ajo te jete e vertet do jete katastrof per sistemin politik ne shqiperi. imagjinoni ju qe shani ramen e shani se e dini qe mire a keq eshte ai ne krye. Merr vendime dhe mban pergjegjesi per to. po ata qe sdine ke ka prapa lulit ca duhet te bejne???????? dhe me e keqja eshte qe luli me tipin e tij te cuditshem nuk te le te nenkuptosh asgje kundra apo pro sado qe kjo kenge ka kohe tashme qe i kendohet nga mengjesi ne darke. pyetja me e thjesht. Ke ka kryetar nje pedist????

  4. Hajt se edhe per nja 100 vjet keshtu do jete, rrumpalle ky shtet.Vetem mbas 100 vitesh kur te pastrohet ky lloj speciesh politikane qe kemi do rregullohet vendi yne , sepse e kan ne ADN vjedhjen dhe nuk ka te beje se cfare profesioni bejne, juriste, ekonomiste, inxhiniere apo bankier,por cfare ndjejne ne zemer.Edhe per 100 vjet do vazhdohet te ju pastrohet ADN-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *