• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Rrogozhinë/ Përplasen 3 mjete, ndërron jetë një person

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Si pasojë e përplasjes, një person ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se tre automjete janë goditur me njëra-tjetrën dhe tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit dhe sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *