• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen e revoltuar me Meghan Markle

-Instant, Paparazzi, Slider

Meghan Markle dhe Princ Harry kanë qenë në qender të vëmendjes mediatike gjithë këto kohë për shkak të deklaratave të forta për Pallatin Mbretëror. Gjithë bota po pret me kërshëri intervistën e tyre për Operah Winfrey, në të cilën pritet që ata të tregojnë gjithë të vërtetat për largimin e tyre nga Pallati Mbretëror. Në një video të shkëputur nga intervista, dëgjohet Meghan Markle teksa bën një deklaratë bombë që nuk pritej.
“Nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe të qëndronim në heshtje kur ata po luajnë një rol aktiv në përjetësimin e gënjeshtrave të vazhdueshme për ne”, është shprehur Meghan për Pallatin Mbretëror.


Mirëpo përveçse ka marrë mbështetjen e një pjese të publikut, ish-Dukesha është përballur me kritika të shumta dhe një lumë akuzash këto kohë. “The Times” publikoi pak javë më parë 2 artikuj në të cilët akuzonte Meghan se ishte treguar shumë e keqe me stafin e Pallatit Mbretëror. Media në fjalë përmendte disa burime pa emër dhe e-maile nga zyrtarë të pallatit. Ndërkohë avokatët e Meghan dhe Harry kanë thënë se media “The Times” është përdorur nga Pallati Mbretëror për të publikuar lajme të rreme për ta.
Ndërkohë që akuzat për Meghan vazhdojnë të thellohen më tej, modelja Chrissy Teigen i ka dalë publikisht në mbrojtje. Ajo ka treguar se është prekur shumë nga lajmet që kanë dalë për Meghan dhe ka kërkuar që i gjithë ky presion të ndalet, sepse Meghan është shtatzënë dhe kjo situatë mund të ndikojë negativisht.
“Këto lajme për Meghan Markle po më prekin shumë. Ata nuk do ndalin derisa ajo të abortojë. Duhet të ndaloni”, ka shkruar Chrissy Teigen në Twitter.


4 Comments

  1. Megani eshte nje karaputane. Keshtu eshte kur fut keto rraca ne familje. 2 martesa dhe maratone me dashnore deri sa gjeti kete budallain pa shtylle kurrizore. Vetem kjo nuk e di fjalen familje.

  2. Shembulli me i mire per te mesuar se cfre mund te beje nje femer e keqe e cila fshihet pas nje buzqeshje te shtirur.Princi nga nje ushtarak shembullor u shenderrua ne nje Soy boy.

  3. Nje titull mund te jete njelloj i klikueshem edhe kur thote te verteten. Pra mund ta fitosh ato palo klikim pa ja ngritur nervat njerezve. Pamundesia per te ta emertuar artikullin sic duhet eshte thjesht paaftesi.
    Eshte gjynah qe ne Shqiperi ushqehen analfabete funksionale dhe ata pak te shkolluar robtohen per buken e gojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu