Tre anëtarë të një familje në Rubik kanë humbur jetën brenda pak ditësh nga koronavirusi. Mësohet se viktimat janë Hamit, Dushe dhe Alban Cara. I pari që ka humbur jetën është kryefamiljari Hamit Cara, ditën tjetër djali Arbeni dhe më pas, brenda një harku kohor prej një jave, bashkëshortja e Hamitit, Dashja. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit, përmes postimeve në rrjetet sociale .
Fqinjët e përshkruajnë këtë familje shumë të rregullt, të respektueshme dhe shprehen të shokuar nga tragjedia.
A mund te jete nje investigim sesi eshte e mundur qe u shua nje familje?