• |
ide | kryesore

Di Maio: BE të mos e quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria është jashtë

-Instant, Lajme, Të fundit

Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio në fjalën e tij gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të eksodit shqiptar tha se BE nuk duhet ta quajë veten të bashkuar nëse Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten jashtë.


“Në ditët e para të atij viti, arritën Brrindin, pjesa më e madhe ishte në mëshirë të fatit, në një vend që e donin nëpërmjet TV dhe kishin mësuar gjuhën dhe kulturën dhe më pas në 8 gusht zbarkimi i anjies Vlora dha pamje që ka episode shumë të madhe për Shqipërinë, por edhe për vendin tonë. Marr si shembull fjalët e Evis Malajt, që e përshkruan Shqipërinë “ishte vendi më i izoluar i vendit, i armatosur gjer në dhëmbë, një politike e brendshme shumë e shtypur, për ata nuk kishte zgjidhje tjetër veç se të linin vend, vetëm se kalimi i kufijve ishte i pamundur, Koha sot është më e drejtë dhe kemi një shembull të një miqësie më vëllazërorë, mendoj për mobilizimin italian kur vendi u godit nga tërmeti, e më pak kur mjekë dhe infermier arritën nga Shqipëria për të na ndihmuar për të përballuar COVID-in. Lidhja jonë që tashmë është e fortë e gjen mbështetjen dhe në NATO, nuk mund të mos quhemi të kënaqur, vetë Europa nuk e quan të bashkuar nëse qëndron jashtë Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor”, tha Di Maio.


Në këtë konferencë është kryeministri  Rama  dhe një pjesë e delegacionit nga Shqipëria.

4 Comments

  1. Eurpa po kerkon te marre Shqiperine por ai qe ke ne krah nuk e do aty ku thua ti. Per te mos hyre ben pikerisht ato gjera qe i tho Europa mos i bej.

  2. Ky eshte mendimi yt prej spurdhjaku populist ne politike, po ka ne evrope rryma te fuqishme mendimi se nje evrope me shqiperi brenda, nuk eshte me evrope!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu