• |
ide | kryesore

E fundit/ Ishte e intubuar në Infektiv, 22-vjeçarja humb betejën me koronavirusin

-Instant, Lajme, Të fundit



Virusi SarsCov2 vijon të tregojë se është i rrezikshëm për të gjitha grupmoshat. Kësaj radhe viktimë e Covid-19 është bërë një 22 vjeçare nga Kolonja. Ajo studionte në Tiranë për financë dhe prej më tepër se një muaj ishte e shtruar në spitalin Infektiv në kryeqytet.

22-vjeçarja ishte e intubuar dhe nuk arriti t’i mbijetojë betejës me virusin. Mësohet se e reja kishte sëmundje bashkëshoqëruese në kocka.



6 Comments

  1. Duke pare emisionet televizive , duke pare kete kobe qe po ndodh me moshat e reja si dhe duke degjuar njerezit
    qe flasin per menefregizem e keqtrajtime nga stafi po nuk pagove , duke pare se te afermit mbahen ne nje terr informativ nga spitalet per gjendjen e njerezve te tyre te dashur , atehere duhet patjeter qe prokuroria qe beje nje investigim te hollsishem . Ka diçka qe nuk shkon , ka ca gjera te çuditshme qe jane te pashpiegueshme . Ka nje papergjegjshmeri totale ne keto spitale , une nuk di te them nga se mund te ndodhin por ndjej dhe perceptoj nje neglizhence te çuditshme . Uroj dhe shpresoj qe te gjitha keto qe thashe me larte te jene nje flluske sapuni por gjithsesi prokuroria duhet ta hape nje investigim sa me pare . Ky investigim te sherbeje edhe per popullaten por edhe per vete spitalet dhe stafin e tyre .

  2. Cfare dreqin po ndodh?! Ku jane ato doktorrat qe bejn si eksperta neper TV te japin shpjegime, cfare do te thote semundje bashkeshoqeruese ne kocka, jane mire nga trute e kokes keta te infektivit apo jo. Edhe ne qytetit qe ndodhem un (jashte shqiperise) ka humbje jete por kur i lexoj ndonjeher lajmet jane te moshes se vjeter (70,80,90 vjecare)

  3. Ky është suksesi i mjekësisë rilindase??Të vdesin të rinjtë!!!Jetoj në Itali dhe këtu kanë afërsisht 100000 vetë por asnjë i ri në këtë moshë.U fol për një infermiere 38 vjeçe por u vërtetua që nuk vdiq nga covid.Kjo rilindje e shkatëroi vëndin.Ikin rinia dhe ata që nuk ikin ,i mer vdekja nga shëndetsia rilindase!!!

  4. Ju lutem mos ja prekin fasaden e zellin qeverise, se per ate cope reklame 3D/4K punon me mish e me kocke qe te duket bukur.

    U prehte ne paqe e ndjera goce e re 🙁 Zoti u dhente force familjareve.

  5. Skandale, para’ mjekeve e infermiereve, vetvrasje, vjedhje te sendeve te pacienteve te vdekur vdekje te rinj e te reja. Ku jemi, cfare po ndodh kush mban pergjegjesi, asnje dorheqje asnje investigim. Cfare pret kjo prokurori e mallkuar e korruptuar qe nuk leviz. Kur te vdesin femijet e Manastriliut do te ngrihen ne kembe te gjithe, ishall ndodh sa me shpejt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *