• |
ide | kryesore

I pazakontë edhe në Sanremo, Ibra bën autostop: “Donte ta ngiste ai, por i thashë jo”

-Instant, Sport



Një aventurë që me siguri do ta mbajë mend mirë, sepse të takosh një autostopist si Zlatan Ibrahimovic sigurisht që nuk është e zakonshme. Megjithatë ndodhi dje në mbrëmje dhe këtë mëngjes Franco, motorciklisti i përmendur nga suedezi në skenën e Ariston në Sanremo, sot tregoi se çfarë ndodhi në një intervistë me Radio Monte Carlo: “Ndodhi që dje kishte një trafik mbresëlënës dhe pastaj unë pasdite vendosa të dilja me motor. Isha duke u kthyer në shtëpi për në Borgio Verezzi dhe, duke ndaluar në trafik, pashë këtë furgon të zi me dy persona në bord dhe njëri që dukej si Ibrahimovic. Mendova: ‘ Por ky është Ibra”. Shoferi uli dritaren dhe më thotë:” Ibra pyet nëse e çon në Sanremo. “Po, sigurisht që do ta marr, nuk ka problem. Unë kisha një kaskë nën shalën e motorit, telefonova gruan time dhe i thashë: “Po shoqëroj Ibrën në Sanremo” dhe ajo nuk më besoi. Unë jam gjithashtu një tifoz i Milanit. Donte ta ngiste ai, por unë i thashë ‘Jo jo Ibra, e drejtoj unë’.

Nga këtu, nisi udhëtimi për në pikëmbërritje, megjithëse vonë me skaletën, në Sanremo: “Ajo që ai tha në televizion është e vërtetë: unë jam motoçiklisti i së dielës, nuk kisha kaluar kurrë nga autostrada me motor dhe fati është që ne shkuam në Albenga për të marrë autostradën drejt Sanremos dhe kishte shumë pak makina dhe ishte një gjë shumë e thjeshtë. Ibra ishte shumë i mirë, ai është një person i shkëlqyer. Më pyeti se si mund të më falënderonte, e më tha se do të më dërgojë bluzën e tij. Nuk arrita të bëja as edhe një fotografi sepse kur arritëm ai po vraponte, zbriti nga motori dhe hyri në Ariston. Gruaja ime në fund më besoi, martesa tani është e sigurt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *