• |
ide | kryesore

“Italia engjëll mbrojtës“/ Rama: S’do ishim këtu ku jemi pa ndihmën e saj

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama është prezent ditën e sotme në ceremoninë e përkujtim të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Pulias, në Këshillin Rajonal të Pulias, krah ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio dhe Kryetarit të Këshillit, Michele Emiliano.


Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Rama tha se Itali ishte dikur ëndërr për shqiptarët.


“Në 30 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe sepse ne vinim nga tepër lart dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të pabesueshëm, është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën nëpër ato anije dhe janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie, janë gati gjysmë milioni dhe gati 50 mijë që kanë një ndërmarrje të vogël dhe mijëra studentë nuk shihen më nga askush si njerëz të dyshimtë. Mbaj mend që për ne, Italia ishte një ëndërr, unë kam pasur një gjyshe katolike që më ka mësuar këtë gjuhë, që më thoshte shqipja e të parëve tu. Italishjtja e të kaltërtve tanë. Italia ishte ekrani i vogël i Rait, n atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë se ishin zhurmues, ne ishim shumë të lumtur kur shkonim te gjyshja me pushime, jo vetëm për detin, por edhe për të parë Rai, ne iknim nga plazhi që të shihnim lajmet në TV, ishte njësoj si të shihnim si kinema, nuk di se çfarë kuptonim, e më pas ndodhi kjo situatë ballafaqimi me realitetin e Italisë dhe sigurisht nuk ishte ajo që ne kishim parë në ekran, aq më pak edhe në ekranin e MediaSet, se ishte një realitet i përbërë nga shumë gjëra, në atë kohë ne vuanim idenë që na shihnin si të dyshimtë”, tha Rama.

Kryetari i Këshillit të Puljas, Michele Emiliano i dhuroi kryeministrit Edi Rama çmimin ‘Rrënja e Pulias’.

9 Comments

  1. Eshte turp qe nje bir spini bokmente perfaqesoj ne ne kete dit
    Ilir meta ka te drejt te uleras populli bythqir shqiptar ka mbaruar

  2. Në fakt, duke i krijuar vendit tonë një imazh që nuk I ka bërë nder. Duke mos pranuar për të hyrë në zgjedhje, se kishte frikë.

    Duke i falur Edi Ramës të gjithë pushtetin parlamentar, gjithë pushtetin e opozitës, gjithë këshillat bashkiakë.

    Është një rast unik që unë besoj se do hyjë në vitet e ardhshme për tu studiuar larg revolucioneve të ditëve të sotme.

    Rast, për mua, i një papërgjegjshmërie të frikshme që jo vetëm nuk prodhoi atë që ai premtoi, por që në fakt krijoi një precedent shumë të rrezikshëm. Në vetvete është një vrasje politike.

  3. Tani qe kryeministri mbajti kete fjalim langaraq, nuk na mbetet tjeter vecse te pastrojme buthen e italise edhe per 100 vite..Faleminderit Lypsi me i mire!

  4. Është e vërtetë që Shqipëria ka shumë lidhje me fqinjin e saj përballë detit e kjo lidhje ka histori të largët, që me historinë e Sënderbeut e arbëreshët.
    Por kur themi Italia, nuk duhet të harojmë që ky vend me një histori e kulturë të rangjeve më të larta të historisë e kulturës botërore, ka edhe anët e saj të errëta.
    Pa shkuar në Mesjetë e më tej, nuk ka pse harojmë pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.
    Nuk duhet të harojmë gjithashtu deklaratën e gazetarit të majtë të shquar italian, Enzo Biaggi që dha pas vizitës së bërë në Shqipërinë e kohës së Enverit e Spiro Kolekës, se Shqipëria diktatoriale enveriste i ngjet një arkivoli që kur të hapet, era e qelbët e kufomës komuniste do të përhapet e të kutërbojë gjithë Europën
    Dhe për të shkuar më afër, nuk duhet të harojmë se pikërisht në Itali vepronte banda e trafikantëve të drogës, kushërij të Saimir Tahirit, apo vëllai i Fatmir Xhafës, apo bandës së Avdylajve miq të Gjush “akullores”.
    Më afër akoma , nuk duhet të harojmë se prokuroria italiane zbuloi se Ndragheta ka lidhje me qeverinë Rama e me kryebashkiakun e Tiranës në pastrimin e parave te saj të pista.
    Nuk duhet të harojmë gjithashtu që qeveria Rama, e ktheu Shqipërinë në hambarin e kultivimit e të trafikut të Kanabisit me mijra tonelata në drejtim të Italisë, duke helmuar me drogë fëmijtë e të rijtë e popullit Italian e më gjërë të gjithë popujve europianë.
    E shoh si hipokrizi të Ramës që të shkojë për të përkujtuar mijrat e emigrantëve në Brindisi, kur nuk ka shqiptar që të mos ta dijë se ato dhjetra mijëra ikën të lebetitur nga krimet e diktaturës enveriste, ku bënte pjesë babai e daja i Ramës, e vetë si “emigrant” në ate kohë shiste ikona të vjedhura në Greqi e më vonë në Francë, e më keq akoma që në qeverisjen e tij , qindra mijë shqiptarë emigruan duke kërkuar azil politik.

  5. Flet per mafian,Edvini !
    Jo ke te drejte,po t’mos ishte mafia Italiane,Ndragheta zor se ishim ne kete degradim total te shtetit,lirise se qytetareve dhe korrupsionit !
    Ti edvin dhe te gjithe plehraxhinjte qe perpiqen te pastrojne zhulin tend jeni monstra,fatkeqesi kombetare !

  6. Po per sikletin Beghetti feat Ndragheta bisedove nai gje apo nuk u hap fare ai muhabet ?????? A zvarrites pa shtyll kurizore a .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu