• |
ide | kryesore

Nisma “Thurje” prezanton ekipin e 25 prillit, njihuni me 12 kandidatët që garojnë në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nisma “Thurje” prezantoi sot 12 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, të kësaj force politike në rang vendi.

Në Qarqun e Tiranës dhe Durrësit e Korçës nisma Thurje do të dalë me 2 kandidatë, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier,Vlorë do të dalë me një kandidat.

Kryetari i Nismës “Thurje” Pedagogu Endri Shabani do të kandidojë në katër qarqe: Tiranë, Durrës, Korçë e Shkodër. Në Durrës, Shabani do të jetë i pari në listë pasuar nga Egriselda Allushi me profesion mjeke.

Ndërkohë në Tiranë i pari në betejën elektorale është ekonomisti i njohur Pano Soko. Ndërsa i dyti është Endri Shabani.

“Ne nuk jemi një vend i varfër, Shqipëria i ka të gjitha këtu por na duhet një organizim më i mirë për të rimarrë në duar fatin tonë” u shpreh Shabani gjatë prezantimit të kandidatëve

“Kjo elitë politike ka ardhur në fund të jetës së saj. Kusht për këtë vend është të gjejë klasën e re politike. Ne që jemi mbledhur këtu kemi një mision më të madh se marrja e 1 – 2 apo 30 deputetëve në parlament. Jo misioni i madh i joni është të ndërtojmë një elitë të re politike që i ka rrënjët e saj të ngulitura tek e drejta dhe vlerat, të largohet nga vjedhja. Këta duhen zëvendësuar do zëvendësohen”.

Tirana

Nr.1 Panajot Soko – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Durrës –

Nr.1 Endri Shabani – Pedagog

Nr.2 Egriselda Allushi – Mjeke

Shkodër

Nr.1 Amel Pervizi – Ekonomist

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Lezhë

Rigerta Loku – Fermere

Korçë –

Nr. 1 Klajdi Pllaha – Mësues

Nr.2 Endri Shabani – Pedagog

Elbasan –

Rudina Hajdari – Deputete

Fieri

Andi Demo – Diplomat

Vlora

Enriko Kaçaj – Sipërmarrës

Kukës-

Arbër Ndreu – Trajner sporti

Gjirokaster –

Kristaq Begzo – Sipërmarrës

Berat –

Agur Sadiku – Sipërmarrës

Prezantimi i kandidatëve u bë sot në selinë e Nismës Thurje.



16 Comments

  1. Ankoheni si popull qe skeni çfarë te zgjedhni, ja ku i keni. Te rinj dhe te shkolluar jashtë.
    Boll më me këlyshët e PPSH-se PD PS LSI!

    1. Me ke popull e ke ti? ? Meqe e quake veten jashte! Te perfaqesohemi me Hajdaren qe ka studiuar (kushedi se cfare) duke harxhuar parate e kontrabandes se te atit dhe parate e gjyqeve te gjynahqareve? apo parate e Sokos qe ne e kane hequr me shkelma per korrupsion..Apo et ketij shabonit qe nuk e dijme kush eshte dhe perse ta votojme, se duket si Rama 2..Tani shko te pirdhesh e mos na jep mend!

      1. Rudina mund te jete shkolluar me ato leke qe thua ti por eshte e shkolluar. Por meqe deshiron keta kelyshat e PPSH-se qe akoma po na masakrojne ateher rruge te mbare, mos ndrysho 🙂

        1. Ore nuk e merr vesh ti qe nuk kane bo shkolle po kane shit pordhe pa asnji rezultat..Akoma ti? Nejse Eedhe keta te ps jam me nje gjym shkolle ne leter.. Shih Siropalken etj etj..

  2. Më pas doli dëshmia aluçinante, tipike, pa asnjë ndryshim me rastin “Babale”. Ku një person, në shëndet të mirë, i veshur civil, del para mediave të lidhura me opozitën si pacient i spitaleve Covid dhe “dëshmon” skena të frikshme horror që sipas tij ndodhin nga spitalet, ku nuk ka mjekë, por vetëm torturues të stërvitur.

    Të cilët nuk duan të shërojnë, por të vrasin pacientët. Një strategji që duket qartë që ka dalë nga kuzhinat e frikshme të dyshes Meta-Berisha, për të krijuar një debat që nuk ekziston. Një fakt që as mund të merret me mend nga logjika njerëzore; por ç’rëndësi ka. Mjafton të komentohet.

  3. Shabe me Shabe sa Hajdaret e gomaret ke ne lista te gjithe pordhi kali jeni, te gjith rrace muti jeni mendoni ju se u be deti kos??

    1. Blla blla blla Per ate qe hoqen nga puna per vjedhje? apo per ate qe thote se eshte ekonmist e nuk di te beje nje bilanc..Mjaft me keto budallalleqe..Vota nuk hidhet poshte, jo kesaj rradhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *