• |
ide | kryesore

Përfshihet nga flakët një dyqan në Tiranë, nuk raportohen të lënduar

-Instant, Lajme, Të fundit



Një dyqan është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Stefanaq Pollo’ mëngjesin e sotëm në Tiranë. Nga flakët ka vetëm dëme materiale dhe nuk raportohen persona të dëmtuar, ndërkohë zjarrfikësit u lajmëruan për të vendosur flakët në kontroll. Në këtë njësi tregtare shiteshin enë kuzhine. Pronari i biznesit thotë se nuk ka lënë asgjë ndezur, ndërkohë që një prej qytetarëve që e ka banesën ngjitur me dyqanin i thotë që po merr flakë edhe shtëpia e tij.

Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet për një shkëndije elektrike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *