• |
ide | kryesore

Prapaskenat/ Pse po ikin kandidatët nga lista e PS

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në orët e fundit para dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, Partia Socialiste është përfshirë nga një luftë brrylash dhe pakënaqësish për shkak të renditjes në listë të emrave të kandidatëve. Rama duket se ka vendosur të bëjë ndryshime të forta duke larguar emra të njohur gjatë qeverisjes së PS.

Rast i rrallë ishte ai i Vasilika Hysit që prej kohësh e kishte shprehur dëshirën e saj për t’u tërhequr nga politika. Por ende pa u qartësuar arsyet që çuan në largimin e Vasilika Hysit, pasoi një tjetër dorëheqje, ajo e Besnik Bares.


Pavarësisht se konsiderohej një prej emrave tradicionalë në Partinë Socialiste, Bare është shmangur vit pas viti nga postet drejtuese. Në listën e kandidatëve socialistë në Tiranë është imponuar ndjeshëm Erion Veliaj dhe marrëdhënia mes tij dhe Besnik Bares nuk ka shkëlqyer ndonjëherë.

Një burim pranë PS-së tha për Lapsi.al se Rama i ka deleguar Veliajt njoftimin e kandidatët për vendin që i është caktuar në renditjen e listës dhe këto ditë, ata janë duke dorëzuar dokumentat për kandidimin. Të tjerë që kanë dy ose më shumë mandate deputetësh, pritet të kenë një vend të pafavorshëm në listën përfundimtare.

Ndërkohë ka qenë surprizë largimi i Sadi Vorpsit, ish prefekti i Tiranës që më herët kishte nisur fushatën në zonën e Farkës. Vorpsi është shfaqur në disa takime bashkë me Erion Veliajn në inaugurimet e shtëpive të reja, por duket se atij i është propozuar një vend “poshtë” në renditjen e listës, vend të cilin ai e ka refuzuar.


Përplasjet Gjylameti-Balluku, Shalsi Peleshi

Për t’u shënuar në lëvizjet e emrave në Tiranë është largimi i Blerina Gjylametit. Prej vitesh tashmë ajo ka punuar në zonën e Kombinatit në kryeqytet, por caktimi i zonës për Belinda Ballukun ka provokuar mosmarrëveshje mes të dyjave.

Tension ka pasur edhe në Korçë mes Eduart Shalsit dhe Niko Peleshit. I pari ka punuar në Pogradec, ndërsa i dyti në Korçë.

Pikërisht për këtë arsye, Rama ka gjetur si zgjidhje sjelljen e Eduart Shalsit në Tiranë dhe largimin e Blerina Gjylametit drejt Pogradecit. Nuk përjashtohet në këtë vendim edhe ndikimi i Veliajt, që e sheh Gjylametin , si prurje të ish-kryesocialistit të degës së Tiranës, Saimir Tahiri.

Vlora

Edhe qarku i Vlorës, ku kandidon vetë Rama është një rebus më vete për listën përfundimtare të kandidatëve. Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri ishte në një aktivitet me të rinjtë sot, ku si rrallëherë mungonte kryebashkiaku Dritan Leli. Duke qenë se Rama i ka kërkuar dorëheqjen Leli ka preferuar të tërhiqet duke refuzuar të bindet. Gjiknuri ka qenë i pakënaqur edhe me Alket Hysenin, por ky i fundit gëzon mbështetje të fortë nga Gramoz Ruçi dhe kandidimi i tij në Sarandë është i padiskutueshëm. Problem mbetet marrëdhënia e tij me Anila Denajn. Të dy bëjnë fushatë çdo ditë në Sarandë, por nuk janë takuar kurrë bashkë.

Tërheqjet surprizë

Po sot, është raportuar për largimin e Reme Lalës nga kandidimi për PS. Lala kishte nisur fushatën në Paskuqan, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm dibranësh, por ajo është tërhequr për arsye që mbeten të pashpjeguara. Në korridoret e selisë së PS përflitet edhe moskandidimi i Sadri Abazit, biznesmeni nga Dibra, që është përfolur shpesh për tenderat që kanë përfituar familjarë të tij. Prej javësh tashmë, dihet se Rama është nën presionin e SHBA për të mos kandiduar persona të caktuar.

Skema e Ramës për drejtuesit politikë

Listat ende nuk janë mbyllur, por duket se kryesocialisti ka ndërmend të aplikojë një skemë që për herë të parë guxoi ta vërë në zbatim në Fier në vitin 2017 me Gramoz Ruçin. Duke qenë drejtues politik i fushatës në qarkun e Fierit, Gramoz Ruçi vuri një objektiv që do të merrte 9 deputetë dhe vetë, e shënoi emrin pikërisht në vendin e 9.
Të njëjtën skemë Rama pritet që ta aplikojë këtë vit në të gjitha qarqet, pasi t’i ketë pyetur të gjithë drejtuesit politik për objektivat që kanë në secilin prej qarqeve që ka caktuar. P.sh, nëse Taulant Balla deklaron se PS do të marrë 8 deputetët në Elbasan, Rama do ta rendisë në vendin e 8 në listë, duke e motivuar kësisoj të punojë akoma më shumë. E njëjta teori do të vlejë edhe për drejtuesi e tjerë të qarqeve.

Ish ministrat që thyen kodin e heshtjes

Mbeten pezull kandidimet e ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Të dy, pas largimit nga postet që mbanin në qeveri, nuk i kursyen akuzat ndaj Edi Ramës. I pari duke denoncuar marrëdhënien e tij me oligarkët, i dyti duke u vetëshpallur njeri i lirë brenda partisë. Rama ka treguar se nuk e ka problem kur i ka bashkëpuntorët me rekorde kriminale , por kur thyejnë heshtjen në media, këtë nuk e harron kollaj.©Lapsi.al



41 Comments

    1. Ajo që e bën qesharake “pastrimin” e kandidatëve për deputetë, është përqëndrimi për të shmangur vetëm ata persona me të kaluar kriminale, duke mos i zënë në hesap politikanët me të tashme korruptive.
      Kjo rrjedh si pasojë e mungesës së institucioneve të drejtësisë.
      Janë bërë me qindra shkelje të Kushtetutës nga kjo qeveri e ky parlament.
      Por derisa Gjykata Kushtetuese që si mision ka mbrojtjen e Kushtetutës nuk ka funksionuar, edhe kur presidenti mer përsipër të kërkojë mbrojtjen e Kushtetutës, cilësohet si një president “partiak”.
      Në Gjermani, një deputet biznesmen i një landi, ka dhënë dorheqjen sepse është akuzuar se ka përfituar disa qindra mijë euro nga shitja e maskave për pandeminë.
      Kemi disa ministra që akuzohen se kanë bërë tendera korruptive dhe dosjet e tyre janë në SPAK, e nuk kemi dëgjuar që ndonjë prej tyre të japë dorheqjen nga kandidimi për deputet.
      Dihet se ka qenë Gjykata Kushtetuese që me vendimin e saj zhvlerësoi mandatin e deputetit të Ilir Beqjes, pasi kishte përfituar si deputet në bizneset e tij.
      Ky person është caktuar nga Rama si figura qëndrore e fushatës së socialistëve në Shkodër.
      Emri i Gjiknurit është bërë i njohur edhe në mediat ndërkombëtare me publikimin e përgjimeve të zgjedhjeve në Dibër, ku ai me një grup “djemsh problematikë” të marë nga Vlora, përgëzohet nga Rama se ka bërë “tërmet” votash në këtë qark.
      Pikërisht ky person, u caktua si përfaqësuesi “ekspert” për zgjedhjet i socialistëve në marëveshjen e diktuar nga ndërkombëtarët, e është po ky person që po udhëheq fushatën elektorale në Vlorë.
      Në Durrës, udhëheqësi i fushatës në zgjedhjet e mëparëshme ka qenë Vangjush Dako , i famëshmi “Gjush akullorja” që hante e pinte me grupin mafioz të Avdylajve e që SHBA ja ka ndaluar hyrjen në këtë shtet.
      Aktualisht si drejtues i fushatës së socialistëve në këtë qark, është miku i ngushtë i Gjushit.
      Në Elbasan fushatën e socialistëve e drejton Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të partisë pushtet, e ky veç lidhjeve të vjetra me trafikantë droge si “biznesmeni” Bego, apo biznesmenët Rahja, po bën fushatë me persona me të kaluar kriminale e të dënuar për vrasje e trafiqe.
      Për qarkun e Tiranës, fushatën socialiste elektorale e drejton Erion Veliaj, për të cilin ka akuza të shumta të depozituara në organet e drejtësisë, që nga vdekja e një 17 vjeçari, veprimet e kundra ligjëshme për shkatërimin e Teatrit Kombëtar e deri në lidhjet me Ndraghetën që është në proçes gjykimi nga drejtësia italiane.
      Nëse udhëheqës të fushatës elektorale të socialistëve në këto qarqe më të mëdhatë në Shqipëri, janë këto persona objekt i drejtësisë, çfarë produkti do të ketë përzgjedhja e kandidatëve për deputetë nga këta ?
      Këta dhe i pari Edvin Rama që i ka përzgjedhur, duhet që të kishin dhënë dorheqjen si deputeti gjerman.

  1. Bravo Rama,shume mire ben qe nuk rikanditon njerez te konsumuar dhe akoma me mire qe i vendos ne renditje sipas objektivave…

    1. Rama eshte më konsumuari ne PS.Lindur e rritur ne Tirane kandidon ne Durres dhe Vlore njekohesisht dhe ne krye te radhes,se nuk eshte i sigurte.Asnje Deputet nuk kandiduar deri tani njekohesisht ne dy Qytete.

      1. Rama po punon per te fituar. Basha per te humbur.
        Basha po kapet ne befasi nga levizjet e Rames.
        Me Nul Moken, Nard Noken, Mediun, Dulen, Idrizin, komunistet Sal Berisha dhe Tritan Shehu, mbesen e komunisteve Albana Vokshin, ate budallacken, si e ka ajo, ajo mor ajo qe te var te palma. Hee, Mesila, burri i Enkelejda Demit.
        Dhe prisni, se do te kete surpriza te tjera jo deri neser, por deri ne daten 26 prill.
        Sic ka thene dhe Andi Bushati, mirupafshim ne vitin 2029….

        1. Shif endra me sy hapu o mavri mavi.

          Me Tom Doshin e bandit e Vlores nuk fitohet me

          Numeroni ditet e mbetura perpara gjykimit te njerezve qe I moret shpirtin

  2. Fatkeqesisht eshte konsumuar vete Rama dhe kerkon te fshihet pas fustanit te Luljetes dhe Mis Vdekjes apo te zografisures.

  3. Edhe shoku Enver, rahmet pastë, i shihte shume keto gjera – nuk i hinepste dot diversantet dhe armiqte e Partise

  4. Më pas doli dëshmia aluçinante, tipike, pa asnjë ndryshim me rastin “Babale”. Ku një person, në shëndet të mirë, i veshur civil, del para mediave të lidhura me opozitën si pacient i spitaleve Covid dhe “dëshmon” skena të frikshme horror që sipas tij ndodhin nga spitalet, ku nuk ka mjekë, por vetëm torturues të stërvitur.

    Të cilët nuk duan të shërojnë, por të vrasin pacientët. Një strategji që duket qartë që ka dalë nga kuzhinat e frikshme të dyshes Meta-Berisha, për të krijuar një debat që nuk ekziston. Një fakt që as mund të merret me mend nga logjika njerëzore; por ç’rëndësi ka. Mjafton të komentohet.Shkrim qe per fantazine ja ka kaluar dhe fantazizstit shpifes salih karaxhic berisha,por per komentuesit byrektorista të byrektores se pd eshte i mire sepse keto kane orari ne masturbimit kolelektiv

    1. More shoku !
      Po ky shkrim më duket se bën fjalë për lëvizjet që po bën Rama i detyruar nga kërkesa e ambasadores amerikanë, që të mos kandidohen më njerëz me të kaluar kriminale .
      Çfarë lidhje ka me këtë Meta e Berisha ?
      A mos është Meta si president që ka bërë përzgjedhjen për deputetë të PS apo Berisha që të dy nk kanë funksion partiak edhe për partitë që kanë krijuar ?
      Mënyra më e neveritëshme për të tentuar që të largosh vëmendjen nga krimi, është që kur komentohet një ngjarje kriminale, ndonjë idiot si ty kujton se mund ta mbulojë të vërtetën duke komentuar se si është moti sot.
      Vërej se ky lloj abuzimi tepër qesharak ju ka ngelur kohët e fundit i vetmi mjet për të mbrojtur Ramën, komentuesve të paguar..
      Lexon një shkrim për tërmetin e cilat janë arsyet e 51 viktimave, e në vënd që të komentohet se pse “drejtësia e reformuar” nuk ndërmori asnjë ndëshkim ndaj administratës që ka abuzuar me ndërtimet, dalin ca “komentues” që shkëpusin ndonjë fragment nga shkrimet e gazetave të Ramës, e që devijojnë temën duke folur për 25 viktimat e Gërdecit, kur për Gërdecin u zhvilluan hetime e seanca gjyqësore për mbi një vit, e u dënuan mbi 50 vetë.
      Bëhet ndonjë shkrim për dosjet e vjedhjeve e shitblerjeve të votës me fakte konkrete të përgjimeve të publikuara nga Zëri i Amerikës e nga Bildi gjerman, e këta soj majmunësh komentojnë zgjedhjet e 1996-ës që “i ka vjedhur” Berisha., kur dihet se në ato zgjedhje, komisionerët punistë, kur panë se nuk po fitonin, vodhën vulat e qendrave të votimit e u larguan me urdhër të partisë

  5. Rama hiq Gjiknurin nga Vlora se do na marresh ne qafe me ate. Del i fundit ne cdo sondazh. Coje prap ne Gramsh se ne vlore sputh me.

    1. Edi ne vlor duhet te vendos cuna te rinj te pa konsumuar, Gjiknuri eshte i lodhur e ka genjyer e ka mashtruar Edin gjasme i ka punet mir ne vlor, nderkoh qe esht pilaf. Do zoti e ngre Anila me Vullnetim situaten.

  6. Fakti qe ia pret mandatin ne mes kryetarit te bashkise se vlores, na le te kuptojme qe Rames nuk i pellcet me per votat e Vlores, perderisa mundohet te na i hedhi poshte votat e 2019tes qe i dham Dritan Lelit. Eshte e kote te presim me nga PS. Jane lodhur nuk i duan me votat dhe thone te pakten te mbajm nanje bashki e te vazhdojme te vjedhim me damianin e afrimin nderkohe qe jemi ne opozite. Turp

  7. Normal qe do ti nderroje . Iken nje turn hajdutesh e servilesh per ti lene vendin turnit tjeter po

    hajdut e servil. Edhe po hyni ( ndonje rast i rralle ) dikush i ndershem ne kete parti, Circeja PS

    i kthen ne derra hajdut njelloj si te tjeret. Kjo parti nen Rilindjen e KM-se eshte bere si nje

    i semure me leucemi ( kancer ne gjak ) qe sado t’i futesh gjak te paster eshte e kote pasi ai me

    shpejtesi kthehet si thote populli ne uje, sepse eshte vete palca e kockes se Rilindjes qe prodhon

    qeliza leucemike qe nuk funksionojne normalisht dhe kane rritje me te shpejte se ai i qelizave

    normale. Kjo sjell qe keto qeliza te perfshijne pothuajse krej palcen kockore duke frenuar e

    penguar qelixat normale. Pasojat dihen.

    1. Perfect analize me e Sakte kanceri eshte ne cdo pies te trout te ps vjedhjet kolosale jane edhe zollume I kan hy ne hak popullit dhe ne qofte se ka zot duhet te paguajn

  8. Mos na i li me ne Vlore Damianin me Afrimin zoti kryeminister, se po na ben te ikim nga Vlora thjesht duke i pare ne qarkullim ktu, e jo me ti kemi ne krye.

  9. Mos na i bej te veshtire voten per PS o Rama duke na lene damin dhe afrimin ne vlore. Boll kane vjedhur kane mjaftueshem ta shijojne jeten per dy breza. Mos na i shpif tani ne fund ter investimet qe ke bere ne vlore. E kemi bobe Tan Lelin. Djal nga vlora nga familje me emer ne vlore. Jo kta qe vine nga gjirokastra e nga tirana. Po na ofendon.

  10. Aman o Rama na i zhduk kte Damianin nfa Vlora se po na i shpif ter te mirat qe ke bere ti per Vloren. Nuk e honepsim dot me, ate bashk me ndyresirat qe sjell me vete

  11. I bie qe po le
    Pushtetin Rama se ska mundesi tjeter .Te lesh Damjanin ne vlore qe ben vetem intriga me gjithe Afrimin eshte turp i madh.Nuk i intereson asgje pervec lekeve ne insitucion,tani do te kam bashkine se ka lejet aty dhe i do per vete Damjani .Ujesjellesin e kapi dhe ka bere vetem pislleqe po ta shifni.

    1. Drejtori i ujesjellsit eshte kukull se aty me tenderat vin cdo dite Afrimi me 5 cupulina aty dhe ndan kush do ti marri kush sdo ti marri. Kur nuk i cojne leket parapagim i anullon, nderkohe uji svete ne shtepite tona se u anullua tenderi.

  12. O ju lepurushat nga Vlora, Rama nuk e heq Damianin ore se e ka krahun me te afert me te cilin po raki e ndajne leket! Mos u lodhni kot, ne fund te fundit Rilindjes po i vjen fundi ?

  13. O miu- i kanaleve qe ke pashaportizimin tek lagjija e kiut jo te gjithe Vlonjatet jane ashtu sic shkruan -brockullat -ti.

  14. hahahaha komente te minjve te piset te PeDe! Shume depudet te LSI kane lene teserat e tyre dhe kaluan me PS o te mjere Rama e ka sigurt fitore dhe po rifreskon PS

  15. Asnje lajm i konfirmuar vetem hamendesime e hipoteza te tipit ‘ka mundesi’ ‘me sa duket’. Vk dmth muhabet shqiperie ku thashethemi paraqitet si lajm

  16. U bene zgjedhjet per kandidatet me nje anetar nje vote tek PD -ja dhe na u tha se i zgjedh antaresia por ne relaitet i zgjodhi kryetari Basha ?
    U shpall teoria e deputetit qe duam tek PS-ja dhe na u tha se do perzgjidhen online nga antaresia dhe ne ralittet na i zgjodhi i gjati ine si deshi e ça deshi ?
    A beri kerkesen online profesoresh Luli ? Po doktoresh Najada ?
    A tallen menderen me miletin te dyja partite ?
    A nuk duken si dy pika uji qe vetem nghyruesi i dallon?
    Kush mendon se ky vend mund te behet , e ka te kot .

    Largimi i te gjatit tone eshte domosdoshmeri por kurrsesi zgjidhja .

  17. Po heq ata me te cilet qeverisi 8 vjet nga fitorja ne fitorje sepse e pa qe populli eshte shume i lumtur me arritjet e kesaj qeverie dhe nuk ka lezet, populli te kenaqet e keta te vujne

  18. Po heq ata me te cilet qeverisi 8 vjet nga fitorja ne fitorje sepse e pa qe populli eshte shume i lumtur me arritjet e kesaj qeverie dhe nuk ka lezet, populli te kenaqet e keta te vuajne

  19. Kështu kanë ngrënë kokat e njeri tjetrit këta. Që nga 1941 e deri më sot.Dikur asgjesoheshin me antetate më vonë me gjyqe.Dike pushkatuar, dikë në internime dhe emrat janë pa mbarim.Dhe në demokraci e njëjta gjë vazhdon.Bryla ,gishta pas b…e ,spiunime.Dhe kumandaret po njësoj.Te paprekshëm.Nuk kane kurrë faj.Te tjerët janë fajtor!!!

  20. I pa emeri qe ke komentuar ne oren 13 ;31 -h,a ha, ha ,dhe kurre mos u ngopsh se c’do dite ha mut sipas oreksit tend .A ka me te piset seju o minjte e haleve ,aka me te qelbur se ju o krimbat e fekaleve,aka me njerez te pa skrupullt se ju o ndyresirat e ketij vendi ???Te pakten ne kemi guximin t’ju kundervihemi edhe komentueseve qe kemi ne krah per ato te pa qena qe shkruhen ne menyre pergjithesuese kurse ju minjte e haleve struki neper vrimat e sqollave te pista dhe qe andej murmurisni duke u zhytur thelle dhe me thelle ne llumin e batakut -ridhjeran-

  21. I pa emeri qe ke komentuar ne oren 13 ;31 -h,a ha, ha ,dhe kurre mos u ngopsh se c’do dite ha mut sipas oreksit tend .A ka me te piset seju o minjte e haleve ,aka me te qelbur se ju o krimbat e fekaleve,aka me njerez te pa skrupullt se ju o ndyresirat e ketij vendi ???Te pakten ne kemi guximin t’ju kundervihemi edhe komentueseve qe kemi ne krah per ato te pa qena qe shkruhen ne menyre pergjithesuese kurse ju minjte e haleve struki neper vrimat e sqollave te pista dhe qe andej murmurisni duke u zhytur thelle dhe me thelle ne llumin e batakut -ridhjeran-

  22. 5 % albanistaneze militante te lumtur qe po i “rinovohet” moma parti sipas modelit “termet” te udhehequr nga perfaqsia e kores veriut te rruges se elbasanit. Albanistani buzeqesh….

  23. Nuk dihet përse Basha pret momentet e fundit të afatit zyrtar për dorëzimin e emrave të kandidatëve, kur ato mund të ishin mbyllur me kohë.

    Ndoshta është presioni i kunatit për të reflektuar, nga ata që duan të futen në listë.

    Kanë kohë deri në mesnatë, të derdhin shumën e kërkuar në borderonë e kunatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *