• |
ide | kryesore

Rrahu arbitrin, 12 muaj përjashtim nga aktivitetet sportive: Disiplina nuk fal kategoritë inferiore

-Instant, Sport



Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka analizuar ngjarjet në Kategoritë inferiore të futbollit, duke ashpërsuar masat kundër episodeve, sidomos kur në mes është zyrtari i ndeshjes. Kështu, lojtari i SHS Përmetit, Paulin Zhamo, është përjashtuar një vit nga sporti për sulmin ndaj arbitrit, ndërsa ka shkuar më mirë për Enik Xhakon, që është konsideruar vetëm për sjellje të pahijshme ndaj arbitrit, duke marrë 4 ndeshje pezullim.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 06.03.2021

Lojtari i SHS Përmeti, Eni Xhako, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i SHS Përmeti, Paulin Zhamo, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
KF Delvina, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
Lojtari i KF Delvina, Marjus Braculla, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Delvina, Mikeljano Cuno, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Maliqi, Mario Kame, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Këlcyra, Petrit Durro, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i SHS Albpetrol, Xhuljano Ferko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
KF Mirdita, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Ada, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
Shkëndija C.T U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19, kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
KF Vllaznia U-13, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore U-13 Grupi A, kundër KF Laçi U-13, në bazë të Nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Rrëzimin e kërkesës së KF Gramshi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit tëC Bulqiza, Albion Koxherri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Besëlidhja, Edmond Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Mospranimin e kërkesës së F.C Bulqiza, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Leonit Abazi. KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ergi Lubani. Flamurtari FC, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/a të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *