• |
ide | kryesore

Sherr në zonën e ish-Bllokut, 39-vjeçari goditet me qytë pistolete

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt është regjistruar pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në zonën e Bllokut, ku një shtetas ende i paidentifikuar gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur dyshohet me qytën e pistoletës shtetasin E. Xh., 39 vjeç, i cili nuk ka marrë lëndime. Bëhet fjalë për shtetasin Edison Xhediku, pa precedent penalë. Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *