• |
ide | kryesore

Superiore/ Kukësi i rrezikon kreun Vllaznisë: ndjekësit ndeshje të lehta…në letër

-Instant, F1, Sport



Për herë të parë që kur mori kryesimin e kampionatit, Vllaznia rrezikon ta humbasë, në javën e 23 të Superiores. Sfidë delicate për kuqeblutë, në kohën kur të gjithë ndjekësit, në distancë parakalimi, kanë ndeshje më të thjeshta, në letër, sepse Partizani e provoi përballë Apolonisë, se ky kampionat nuk pranon parashikime.

E megjithatë kryendeshja luhet në Loro Borici, ku të hënën shkodranët do të presin Kukësin. Brdaric nuk mund ti lejojë më vete hapa fals, pas tre javësh pa fitore, por përballë është një skuadër e tërbuar nga humbja me Lacin mbi të gjitha për episodin që vendosi ndeshjen. Për Josën një tjetër ndeshje problematike, por që duhet kaluar me sukses për të shpresuar zonën europiane nga renditja.

Me sytë në Shkodër janë Teuta, Laci e Partizani, që do të përballen me tre skuadrat e fundit të renditjes. Laci do të presë Apoloninë, me të cilën nuk ka kujtime të bukura, por e ka të qartë se një fitore mund ti japë edhe vendin e parë aq të dëshiruar. Të njëjtin mendim ka edhe Teuta, që do të zbresë në fushë një ditë më parë, por që ndër ndjekësit është e vetmja që luan në transfertë. Bylis kërkon pikë për të blinduar zonën playout, ndërsa Martini pasi mundi kryesuesit, nuk kërkon të hedhë hap të gabuar në një ndeshje që llogaritë i thonë se duhet ta fitojë. Partizani prêt Skënderbeun, duke e patur të qartë cfarë ndodh nëse neglizhon. Të kuqtë janë vetëm dy pikë larg kreut dhe vështirë se ndodh kombinimi për ta parë veten të parët, por fitorja është e vetmja rrugë për të mbajtur nën presion rivalët.

Kastrioti është në një zonë komode, pas fitores edhe kundër Skënderbeut, ndërsa Tirana e Shehit do të tretën radhazi për tiu afruar sa mundet më shumë Europës nëpër të vetmen rrugë që i ka mbetur. Bardheblutë kanë rikuperuar lojtarë të rëndësishëm, nga Batha tek Kale e Torassa e tani shpresojnë që ti kenë shuar luhatjet e lëvizjes së fundit në pankinë…

SUPERIORE – JAVA 23

07/03/21
Bylis 13 : 00 Teuta Durrës
Kastrioti 13 : 00 Tirana
Partizani 16 : 00 Skënderbeu
08/03/21
Laçi 13 : 00 Apolonia
Vllaznia 16 : 00 Kukësi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *