• |
ide | kryesore

Tjetër largim/ Jep dorëheqjen prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi: Stafetën do të ja kalojë prurjeve të reja

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tjetër deputet i është larguar Partisë Socialiste ditën e sotme. Bëhet me dije se deputeti i cili ka zgjedhur të mos kandidojë sërish në listat e PS në zjedhjet e 25 prillit është Sadi Vorpsi. Vorpsi mbante postin e prefektit të qarkut Tiranë dhe pas katër vitesh në këtë pozicion, ai thotë se ka vendosur ta kalojë stafetën te prurjeve të reja.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-deputeti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, kam vendosur t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. T’i sherbeja vendit dhe qytetit tim ka qenë nder dhe privilegj i jetës sime”, shkruan Vorpsi.

Kujtojmë që më herët janë larguar dhe 2 deputetë të tjerë nga Partia Socialiste, duke u shprehur se dëshirojnë t’u hapin rrugë prurjeve të reja në parti. Ndërkohë si prurje të reja, Partia Socialiste ka konfirmuar disa emra që kanë mjaft bujë në opinionin publik, ku mund të përmenden: inxhinierja 79-vjeçare Luljeta Bozo apo edhe shefja e Shërbimit te pavionit te Infektivit, Najada Çomo.



7 Comments

  1. Prurje re mund te jete dhe Cekja i Beratit se i ka mbushur te tetedhjetat.Bravo Borat je njish per zgjedhjet qe ben,ti mendo qe te largohesh edhes vete me ndere se sa te te heqin si kerme.

  2. Nuk te thirren per te rikandiduar dhe pa piken e turpit del e deklaron se do u le stafeten te rinjve ?!
    Si ka mundesi qe partia socialiste ka kesisoj kermash te ndyra e te pista ?!
    Ne fak e ka thene me heret Fatos Nano se keta jane te tredhur ?Zero burreri,zero seriozitet,aktor te lindur ne kurriz te popullit,mjere populli qe u duron edhe 49 dite,pastaj edvini do krijoje çeten : Ali Baba me 40 hajdute ne emigracion !

  3. Ore sa vjeç është ki Vorpsi?72?E po mirë nëse është 72 ka të drejtë tja lejë stafetën Çomos që është 69 dhe Bozdoz që është 83.Ah gabova është 38!!!!

  4. Vorbsi eshte nder njerezit me te rregullt ne Ps dhe grupin parlamentar te saj. Largohet se nuk mund te beje mbrojtjen e Rames ne opozite. Ndryshe eshte puna me Remen qe nuk po i merr Rama .. Minjte po largohen me pas vjen termeti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *