• |
ide | kryesore

Video/ Dortmund dy gola për 9 minuta, Bayern i bën poker: Lewa mund me gola Haaland

-Instant, F1, Sport, Video

Nuk ndodh ajo që shpresonte Leipzig: në Allianz Arena Bayern Mynih nuk ndalet përballë Borussia Dortmund, edhe pse rreziku u konfirmua i tillë që në fillimin e pjesën e parë me dygolëshin e Haaland, të përmbysur nga një Lewandowski i jashtëzakonshëm. Në fund bavarezët akoma fitues dhe dy pikër përpara Leipzig që shkatërroi 0-3 Freiburg.


Borussia kërkonte një vend në Europë dhe për tia dalë duhet të fitonte në fushën e kryesuesve e kampionëve në fuqi. Jo një mision i lehtë, përkundrazi, por Haaland dha idenë se mund të ishte pikërisht dicka e lehtë. Dy gola në vetëm nëntë minutat e para nga shtatlarti norvegjez, që mposhti Neuer në minutën e 2, me asist të Delaney dhe në të 9, duke shfrytëzuar këtë herë ftesën e dërguar nga Hazard.



Por Dortmund ishte i gjithi këtu, sepse skenën e mori Lewndowski. Polaku nuk mund të mundej në shtëpinë e tij nga djaloshi i artë i verdhezinjve, duke pranuar në këtë mënyrë supremacinë e gjeneratës së re. E atëherë, një asist i Sane në minutën e 26 i dha mundësinë sulmuesit të ngushtojë diferencën, përpara se ta barazonte një minutë nga fundi me penallti, duke i cuar të gjithë në dhomat e zhveshjes me adrenalinë të lartë, por në barazi të plotë.


E në të dytën, Bayern gati dështoi në misionin fitore, pavarësisht se skuadra e Flick u bë padrone e fatit të saj. Për të përmbysur rezultatin duhej pritur minuta e 88, kur Goretzka shënoi golin e tretë, që kapitulloi praktikisht Dortmund. Goli i katërt i Lewandowskit ishte më tepër fryt i një dorëzimi total të verdhezinjve, që shpresonin të merrnin shumë, apo të paktën të ishin të pamundur, edhe pse në fund dolën me një poker të rëndë, për përfaqësimin që bënë.


GERMANY – BUNDESLIGA
Borussia Moenchengladbach 0 – 1 Bayer Leverkusen
Eintracht Frankfurt 1 – 1 VfB Stuttgart
Freiburg 0 – 3 RasenBallsport Leipzig
Hertha Berlin 2 – 1 Augsburg
Hoffenheim 2 – 1 Wolfsburg
Bayern Munich 4 – 2 Borussia Dortmund


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.