• |
ide | kryesore

Arbitri nxorri KO Aleksin, Bylis barazoi. Tërbohet Martini: “Me rregulloren e re loja duhet të ishte ndalur”

-Instant, Sport



“Tek rasti i golit, nuk e di si është rregullorja, momenti i golit, Aleksi përplaset me arbitrin, topi është në mesfushë dhe arbitri duhet të ndalte lojën minimalisht”. Edi Martini nuk e fsheh nervozizmin për pikët e lëna që i kushtuan vendin e parë Teutës. Fitorja do ta kishte bërë që në pritje të Vllaznisë të shihte klasifikimin nga vendi i parë, por gjërat shkuan ndryshe dhe e gjithë mëria e teknikut bie mbi Bastarin.

Arbitri në fakt bllokoi Aleksin që ndiqte topin, por vazhdoi lojën dhe Antoni Beji barazoi në minutën e 37: “Nuk është ndonjë gjë e madhe barazimi sepse nje pike jemi diferencë, por edhe ne duhet të fitonim, edhe Laçi erdhi fitoi në Ballsh edhe Partizani, neve na nervozoi që lamë pikë këtu – insistoi shkodrani i Teutës -. Plaku nuk ka kondicionin e duhur por luajti mirë aq sa luajti, ne duhet ta zgjidhim më shpejt ndeshjen. Është një rast që duhet parë sepse me rregulloren e re loja duhet të ishte ndalur”.

Një rezultat që mund të ketë pasoja më pas dhe Martini e ka të qartë: “Normalisht i qaj këto dy pike te lëna sepse mund të ishim në vendin e parë, por fusha e Ballshit është shume e vështirë, të katërt skuadrat janë pretendent për titull kampion. Më vjen keq sepse krijuam raste humbëm shumë raste, jemi ekip që krijojmë shumë dhe kjo më vjen keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *