• |
ide | kryesore

Bardhi: Propaganda e Ramës nuk mbulon dështimin 8-vjeçar, mësuesit i ka kërcënuar me vendin e punës (VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale duke i quajtur mashtrime premtimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me arsimin.

Ai nënvizoi se kreu i qeverisë nuk ka rritur pagat e mësuesve siç ka premtuar dhe se i ka kërcënuar ata me vendin e punës. Bardhi përmend edhe fenomenin e largimit të të rinjve për t’u arsimuar jashtë vendit.

“Mashtrimeve të Edi Ramës u ka dalë boja. Imazhet e videos do ta ndjekin deri në 25 prill për të kujtuar se ai është përgjegjësi kryesor për dështimin. Në 8 vjet, ai degradoi arsimin dhe nëpërkëmbi mësuesit. Propaganda e tij nuk e mbulon dot dështimin 8 vjeçar.

U tall me mësuesit, nuk u rriti pagat siç premtoi, i kërcënoi me vendin e punës dhe bukën e gojës së fëmijëve. Shumë prej tyre i hodhi në rrugë, ndërsa gati 200 mijë nxënës i largoi nga sistemi arsimor shqiptar. Praktikisht, Edi Rama ka bërë krim me arsimin dhe për këtë do ta paguajë faturën në 25 Prill!

Njerëzit nuk kanë për të harruar 8 vjet shkelje me këmbë. As mësuesit dhe nxënësit nuk kanë për të harruar”, shkruan Bardhi.



2 Comments

  1. Prandaj dhe ne mezi po presim te riktheheni ju ne pushtet per ti rikthyer dinjitetin mesuesve duke rihapur universitetet e famshme si Kristal & company qe te rifilloi prape pajisja me diploma falco…

  2. Qori pederast bo sikur ka gjo ne dore. Ne fakt akoma nuk di akoma listen e kandidateve se e ka Sala te sirtari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *