• |
ide | kryesore

Behgjet Pacolli reagon për herë të parë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Politikani miliarder kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar për herë të parë publikisht për shpalljen e kompanisë së tij “Mabetex International” fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Lajmin e zbuloi dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, ndërsa përmes një mesazhi në “Facebook”, Pacolli shkruan se ky është investimi i tij i parë në tokat shqiptare, teksa thekson se do të jetë një projekt madhështor në Shqipëri.

Lexo më tej: Shpallet kompania fituese për Aeroportin e Vlorës, zbulohet edhe vlera e investimit 

Studimi i fizibilitetit i dyshimtë, aeroporti i Vlorës do na kushtojë 138 milionë euro 

Mes të tjerash, Pacolli thekson se Aeroporti i Vlorës, që do të ndërtohet nga kompania e tij, do të jetë investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon, në kohërat e fundit, që sipas tij, do të kushtojë qindra miliona euro.

Reagimi i Pacollit: 

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.
Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.

Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.
Në fakt,
Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.
Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.
Vlera e investimit është e madhe.
Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .
Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.



13 Comments

  1. Hajdut e mashtrues pacolli nuk I intereson te investoje po nuk patì mbi 300%fitime.Shqiptari qe nuk njeh atdhe ai e Rama te dy luftoje e rendin pas parase se pa ndershme. Mos arrifshi ta inaguroni kete aeroport

  2. Toni,ju ka infektuar keq Luli me kete mentalitet komunist pse mor idiot kush eshte ai qe ben nje investim per te humbur si thua ti mos te bejme asnje pune pra po te flene gjume si Luli,vaj medet per mendjen tende qe quan deshtak biznesmenin me te shquar Shqiptar z. Pacolli…

    1. ore lere infektimin se nuk thote njeri te mos fitoje por te mos humbasin njerezit..Keta “aeroporte” jane propagande populizmi. Aeroporti do jete pa leverdi e pa dobi e borxhet e shtetit do ti paguajme ne, se Rama i ban pazaret mbi kurrizin tone e te femijeve tane se te tijet i mbushi ne para..more vesh o ti dhe vajmedet.

  3. Hani nga nje kafshat byrek, dhe filloni e shajeni. Si mer guximin ky dhe ploteson nje premtim te diktatorit. Ta denojm qenin ashtu si dim ne. Se kur te vi partia jon ne pushtet (hahahahaha) do ta prishim kete aeroport. E do ndertojm kioska dhe qebaptore.

  4. Nqs ky aeroport nuk eshte rentabel dhe studimi i fizibilitetit e vertetoi kete kush arsyeja mbrapa “ndertimit” te ketij aeroporti apo thjesht nje skeme pastrimi parash. Qani ti si duket me byrek falas e mbake shpirtin prandaj e perdor shpesh.

  5. E nxorren koken pederastat e partis prostimalliste ? Qep patate vetem ee apo edhe pak majonez … ca te doni premtoni , ate mikun do kafshoni o rrq

  6. Pacolli ky mashtrues i lindur !Pse e shkarkuan nga Presidenti i Republikes se Kosoves,e dini arsyen ?!
    Edi Rama ka levizur me avioni e tij privat ngado,nga Dubai ne Kine e ka perdorir si taxi tani do i ktheje nderen personale me pasuri publike,nga ju muter qe hani e mbroni jje te semure psiqik ketu dhe ngado !
    E ka studiuar kush fizibilitetin e ndertimit,apo sa eshte kosto reale ?E ka pare kush kontraten se çfare eshte shkruar o mjerane qe per partine e ktheni shtepine ne bordello ?!
    Me cilat para do te ndertohet,si inceneratori apo PPP-te e edi rames,komplet kriminale !?Nuk kemi para thote i ligu,hajduti dhe menjehere levron fonde per investititorin,dhe mafia normale qe nderotn aeroportin me parate qe merr nga shteti dhe shteti i siguron biznesit fluksin e levizjes,nese jo i jep leket tuaja o gomere nje e me nje Behgjet Pacollit,kali rus ne trojet tona !
    Ju lepiresa e plehra,nuk kam fjale qe t’ju krahasoj thjesht jeni qenije te peshtira,mbrojeni zhnerjen e ketij vendi !
    Kurre mos pafshi dite,ju dhe çfare jane e mendojne si Ju !

  7. O I Paemer ,o moterqir ,o injorant ,o byrhqir,jeni njelloj te gjithe si ti sufllaqexhi,Palloshi yt Edvin edhe Luli po deshe ti shjerdhata jeni te gjitge!

  8. Ky Pacolli duhet te bente referendum per aeroportin dhe te vleresohej qe a meritonte ky popull i zgjuar kete aeroport.
    Pacolli duhet te marri pjaten ne dore dhe te ndaje paret sepse me 25 Prill do te vije Basha ne fuqi.
    Asnje nuk e njeh kete ndertues te mrekullueshem.
    Pacolli aty ishte por Berisha nuk ja dha Hotel Dajtin dhe asgje .
    A e kemi kete nder qe na behet sepse Pacolli eshte perandori ndertimi.
    Pacoll na fal por ne dum kacolle dhe lope e dhi,pula dhe hajdute.

  9. ky esht nje njeri i rezikshem per shiptaret ket duet me e arrestue e pastaj fol drejtsija per tbomet e ktija

  10. Do e ndertosh me parate e tua, apo me taksat e Shqiptareve??! Kete sqaro. Nese eshte e para, bravo te qofte dhe suksese e te prifte e mbara. Por nese po e nderton me taksat e Shqiptareve, atehere edhe ti qenke bere pjese e vjedhjes dhe poshteresise se rradhes ndaj Shqiptareve te kesaj ane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *