• |
ide | kryesore

Dalin shifrat/ Sërish 21 viktima dhe 819 të infektuar të rinj me covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 306 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,663 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3372 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 819 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
300 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 38 në Shkodër, 36 në Berat, 32 në Elbasan, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Lezhë, Gjirokastër, 25 në Pogradec, nga 22 raste në Fier, Kavajë, 21 në Kurbin, 19 në Korçë, 18 në Krujë, 17 në Vlorë, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kamëz, Mat, Peqin, nga 7 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Sarandë, nga 6 raste në Kolonjë, Vorë, nga 5 raste në Pukë, Prrenjas, Kuçovë, Cerrik, nga 4 raste në Kukës, Tepelenë, Malësi e Madhe, Gramsh, nga 3 raste në Devoll, Memaliaj, Maliq, nga 2 raste në Delvinë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, nga 1 rast në Has, Mirditë, Tropojë, Dibër, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 838 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75,190 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombët are për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (7 Mars 2021)
Raste të reja ditore 819
Të shëruar në 24 orë 838
Të shtruar në spitale 647
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3372

Testime totale 489,136
Raste pozitive 112,897
Raste të shëruara 75,190
Raste Aktive 35,768
Humbje jete 1,939

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23425
Fier 2566
Vlorë 1721
Durrës 1682
Shkodër 1352
Gjirokastër 1209
Korçë 942
Elbasan 778
Lezhë 793
Berat 608
Dibër 364
Kukës 328



1 Comment

  1. Sa tha sa??? 19,663 vaksinime! Jemi ne Mars dhe eshte vaksinuar 0,6% e popullsise. Arritje. Fajin e ka Saliu, apo Imperaializmi Amerikan ose EU etj etj..Serbia ka vaksinuar 10% me dy doza dhe totali i vaksinimit me nje dhe dy doza eshte 1,65 Mln..Edhe Serbia eshte jashte EU. I thoni Liderit Boteror se i eshte trashur truri ..se nga e kuqja se nga bluja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *