• |
ide | kryesore

Daniel Serwer: Kosova të mos e dërgojë ambasadën në Jerusalem, Grenell budalla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Profesori amerikan i “John Hopkins University” dhe eksperti për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer është shprehur kundër vendimit që ambasada e Kosovës të vendoset në Jerusalem.

Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Serwer ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj ish-emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur “budalla”. Atë e fajësoi edhe për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke shtuar se qeveria e re nuk e ka për detyrim që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Washington.

“Unë personalisht preferoj që ambasada të mos vendoset në Jerusalem – gjëja kryesore është njohja nga Izraeli, kjo ia vlen diçka. Grenell nuk e pëlqen Kurtin sepse ai këmbënguli saktësisht në reciprocitet në marrëdhëniet me Serbinë, megjithëse ai gjithashtu tregoi një farë fleksibiliteti mbi tarifat.

Grenell është një budalla. Ai punoi shumë për ta hequr Kurtin nga kryeministria herën e fundit. Kjo e ndihmoi Kurtin të arrijë një fitore të madhe. Kritikat nga çdo qeveri e huaj nuk janë të rëndësishme për vendimin që duhet ta marrë Kosova.

Është shumë pozitive që Izraeli dhe Kosova po vendosin marrëdhënie diplomatike. Sa i përket ambasadës kjo i takon Kosovës, se ku dëshiron ta vendosë dhe se Kosova nuk duhet të nxitohet për të marrë një vendim” – shprehet ai.



1 Comment

  1. O Bythqiri i Sorrosit por mqs Kurt Albin Serbi sqenka i detyruar të zbatojë marrëveshjet e Hotit pa na thuaj më çfarë marrëveshje u vendos që Izraeli të ketë marrëdhënie diplomatike me Kosovën duke e njohur automatikisht atë?! Kini për tja parë shumë shpejt hajrin Kurtit që hoqi direkt tarifat serbe dhe Bidesë që është sponzorizuar nga Sorrosi dhe Alex Sorrosi djali pederast i Sorrës plak bashkoi para ca kohësh bashkë Vuçiçin, Hashim Gjarpërin dhe Ed Drogën për ndarjen e Kosovës por falë ndërhyrjes së Ramush Haradinajt u hodh në erë për momentin plani i zi.Atëhere Ramushi ndërgjegjësoi dhe zyrtarët amerikanë sepse dihet që Departamenti i Shtetit është plot me ushtarë të Sorrosit siç është edhe Palmer Sypordha me grua serbe që u aktivizua së fundmi përsëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *