• |
ide | kryesore

Izraeli drejt rikthimit në jetën normale, restorantet mikëpresin klientët e vaksinuar kundër COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Pas vaksinimit masiv të popullatës, Izraeli duket se po i kthehet jetës normale. Restorantet, baret dhe hapësirat e aktiviteteve që kanë qenë të mbyllura në kuadër të masave kundër COVID-19, filluan të ofrojnë shërbime, por shumica prej tyre vetëm për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës. Teksa vendi po rihapet, ndonëse në mënyrë graduale, kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu dhe kryetari i bashkisë së Jerusalemit Moshe Lion, shijuan një ëmbëlsirë në një kafene në park.

“Ne duhet që ende të shohim veten, duhet të mbajmë maska, të mbajmë distancën që njerëzit kërkojnë, por ne po dalim, dhe nuk na pret edhe shumë “, i tha ai Reuters.
Kujtojmë se Izraeli është vendi që ka kryer më shumë vaksinime në botë krahasuar me popullsinë e saj.

Personat që posedojnë “pasaportën e gjelbër” mund të marrin pjesë në aktivitetet e zhvilluara në ambiente të mbyllura që nuk tejkalon 300 persona.
Referuar shifrave, në Izraelin me një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë, dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 4 milionë e 929 mijë persona, ndërsa të dyja dozat 3 milionë e 716 mijë persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *