• |
ide | kryesore

James Arthur pendohet për deklaratat ndaj Rita Ora-s: Do doja ta ktheja kohën prapa

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari James Arthur së fundmi ka treguar se është penduar që në autobiografinë e tij të vitit 2017, “Back To the Boy”, u shpreh se flirti me Rita Ora-n e shndërroi atë në një njeri të varur nga marrëdhëniet seksuale.

Gjatë një intervite , James tregoi se ajo cfarë bëri ishte gabim pasi nuk mori parasysh ndjenjat e atyre që ishin përfshirë në atë kohë. “Është bërë në një kohë kur po ndodhnin shumë gjëra. Sapo ktheva dhe u përpoqa të bëja shumë menjëherë. Kur shikoj prapa  ka disa gjëra që nuk do t’i kisha ndarë me njerëzit ose nuk do t’i kisha shpjeguar në mënyrën që bëra.Nëse do të mund ta ndaloja prodhimin e librit tani ndoshta do ta bëja sepse ka gjëra që kanë ndikuar në marrëdhëniet familjare.Ka gjëra që kam ndarë në lidhje me marrëdhëniet, ku unë duhet të kisha konsideruar njerëzit e përfshirë pak më shumë, mendoj”  u shpreh këngëtari.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *