• |
ide | kryesore

Kontrolloheshin dikur prej ISIS-it: Papa Françesku viziton rajonet veriore të Irakut

-Instant, Lajme, Planet

Dita e tretë e Papa Françeskut në Irak, do i kushtohet vizitimit të rajoneve veriore të vendit, të kontrolluara dikur nga militantët e ISIS. Këta të fundit, pushtuan rajonet në vitin 2014, me qëllim largimin e krishterëve dhe pakicave të tjera nga këto zona.


Po ashtu, BBC shkruan se gjatë ditës së sotme, Papa do të kremtojë meshën në një stadium futbolli në Irbil, ku të pranishëm do të jenë rreth 10 mijë vetë.


Ekziston frika, se rituali mund të bëhet një ngjarje e madhe për përhapjen e kronavirusit, që në Irak ka pasur një rritje të infeksioneve në ditët e fundit. Udhëheqësi 84-vjeçar i Kishës Katolike dhe shoqëruesit e tij janë vaksinuar të gjithë, por Iraku mori vetëm grupin e parë të dozave javën e kaluar. Udhëtimi katër-ditor, i cili filloi të premten, është i pari i Papës që nga fillimi i pandemisë më shumë se një vit më parë dhe vizita e parë e tij historike në Irak. Për këtë vizitë, janë përkujdesur mbi 10 mijë personel të Forca të Sigurisë Irakiane.

Disa grupe militante myslimane shiite thuhet se e kanë kundërshtuar vizitën, duke thënë se udhëtimi përbën ndërhyrje të Perëndimit në punët e vendit. Më vonë, Papa do të udhëtojë në Mosul, një ish-bastion i ISIS-it për tre vjet, ku ai do të bëjë lutje në Sheshin e Kishës për viktimat e luftës me grupin militant mysliman suni, i cili la të vdekur dhjetëra mijëra civilë.

Ai më pas do të vizitojë kishën më të madhe të Irakut, e cila u shkatërrua pjesërisht nga ISIS-i, në Qaraqosh, ku të krishterët janë kthyer që nga disfata e grupit islamik.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu