• |
ide | kryesore

Po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, policia vë në pranga 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona që po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës. Ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit prej operacionit policor të koduar “Perimetri” janë Mehdi Gjini 28 vjeç, Kliton Preka 23 vjeç dhe Besim Laçi 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. M. Po ashtu policia njofton, se këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, të cilët po transportonin 27 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Forcat Operacionale “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë; K. P., 23 vjeç., banues në Kamëz, Tiranë; B. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, si edhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Forcat e policisë të Komisariatit Devoll, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se me një mjet tip furgon “Volksëagen Crafter”, disa shtetas po transportonin në drejtim të Tiranës emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar shërbimet dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjetit pranë fshatit Poloskë, Devoll.
Gjatë ndjekjes, drejtuesit të këtij mjeti i është bërë me shenjë të ndalonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka braktisur mjetin, brenda të cilit u gjetën 27 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi për në vendet e BE-së.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se dy shtetasit M. Gj. dhe K. P., (të arrestuar) ishin në rolin e organizatorëve të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa shtetasit B. L. (i arrestuar) dhe A. M. (i shpallur në kërkim) ishin në rolin e transportuesve të shtetasve të huaj.
Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit A. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik””, njofton policia.



1 Comment

  1. Keta jane cmendur. Asnje fije humanizmi nuk ka ne shpirtin e sjelljen e tyre. Si mund te futesh ne

    burg njerez se kane transportuar emigrante kur ne vete jemi nje popull emigrantesh, jetojme dhe

    mbijetojme fale emigranteve dhe fale bujarise e mirekuptimit te njerzve e popujve ku emigruam.

    Ato kombe e njerez fisnike qe ndihmuan, priten e ushqyen fillimisht emigrantet tane te leckosur

    dhe te uritur po te ishin perndjekur e burgosur nga policia e vendeve te tyre do te ishin tejmbushur

    burgjet e Europes. keta futin ne burg shofere qe transportojne emigrante qe jane vetem tranzit se

    jo vetem ata por edhe shumica e shqiptareve i kane gati valizhet ne mundesine qe me te pare te ikin nga

    ky vend pa kthim qe ua beri ferre kjo rilindje e mallkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *