• |
ide | kryesore

“Prishëm gjithçka në ndeshjet e fundit”: Daja shkon në derbi me moralin përtokë

-Instant, Sport



“Unë do të thoja që është një mbrëmje jo. Kemi prishur gjithçka në këto ndeshjet e fundit. Nuk mund të them që faji është vetëm i lojtarëve. Marrim përgjegjësi edhe ne si staf”. Ilir Daja nuk fshihet pas fjalëve, por merr përgjegjësitë për 5 pikë të humbura kundër dy skuadrave të vendeve të fundit në renditje. Më keq nuk mund të shkonte, me llogaritë e bëra edhe me kundërshtarët direkt për titull, që nuk tolerojnë ndeshje të thjeshta. “Duhet të reflektojmë, sepse atë që ndërtuam mund të shkatërrojmë tani. Nuk janë dy ndeshje që i ngjajnë njëra-tjetrës. Me Apoloninë bëmë gjithçka për të dalë te porta. Sot kishim ndërtuar një manovër, ku Skënderbeu do qëndronte në prapavijë dhe do mbanim topin. Në pjesën e dytë, nga dëshira për të shënuar, u gjetëm të papërgatitur në mbrojtje”.

Nuk vlen mea culpa sepse ndërkohë kreu rrezikon të largohet, për më tepër që Laci nuk është nga ato skuadra që fal rastet që i jepen. Të kuqtë gabuan impakt dhe kjo për Dajën është e pafalshme: “Me ekipet që mbrohen mirë, loja duhet të jetë me nerva të qeta, pasi nuk mund të zgjidhë gjithçka një ritëm që ishte i shpejtë, por prapa linim hapësira. Skënderbeu na kapte në kundërsulm, sidomos në linjën e djathtë, ku ne kishim 3 nga lojtarët më të mirë, si Mala, Murataj, dhe Asani. Aty i morëm të gjitha kundërsulmet”, shpjegoi tekniku kryeqytetas.

Problemi është se tani vjen derbi dhe nëse Tirana vjen nga tre fitore radhazi, të kuqtë kanë lënë pikë pothuaj maksimale kundër vendeve të fundit: “Ne kemi detyrë, që nga nesër të ulim këtë zë presioni që e kemi krijuar vetë. Ta harrojmë sa më shpejt ndeshjen e sotme. Situatat i kishim, po ishte një ditë jo”, përfundoi Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *