• |
ide | kryesore

Suedia gati planin për certifikatën dixhitale të vaksinimit Covid-19

-Instant, Arkiva, Planet

Suedia njoftoi sot përparimin e saj përsa i përket planeve për të zhvilluar një certifikatë dixhitale vaksinimi COVID-19, që mund të prezantohet këtë verë.


“Tani kemi një model të thjeshtë, të sigurt dhe të gjithanshëm. Unë parashikoj që do t’i kemi certifikatat e vaksinimit në vend deri në verë”, tha Anders Ygeman, ministër për Zhvillimin Dixhital.


“Individët, të cilët janë vaksinuar, do të jetë në gjendje të kërkojnë një certifikatë që mund të shfaqet në një smartphone, si një e-mail, një dokument i rregullt ose një e ashtuquajtur etiketë e komunikimit në afërsi (NFC), që mund të ngjitet në një pasaportë”, sqaroi ai.

Certifikata e vaksinimit do të nënshkruhet nga një autoritet suedez me ndihmën e një të ashtuquajtur çelës kriptimi, në mënyrë që vërtetësia e tij të mund të certifikohet, për shembull, në kontrollin e kufirit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu