• |
ide | kryesore

Tragjike/ Java e parë e marsit u mori jetën 143 personave me covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Javë tragjike sa i përket pandemisë Covid-19 në vendin tonë. Sipas shifrave që ka raportuar gjatë kësaj jave Ministria e Shëndetësisë, nga 1 marsi deri sot, 7 mars, pandemia i ka marrë jetën 143 qytetarëve, mes tyre edhe një 22-vjeçare nga Erseka.

Sa i përket rasteve të reja, 5730 persona janë infektuar gjatë kësaj jave duke e çuar numrin e përgjithshme nga nisja e pandemisë në 112,897. Sa i përket rasteve aktive, në Shqipëri numërohen aktualisht 35,768 të tillë, raporton Ora News.

Kujtojmë se edhe gjatë muajit shkurt Shqipëria regjistroi shifra të larta infektimesh dhe vdekjesh. Vetëm në 28 ditët e këtij muaji u regjistruan 29040 infektime të reja dhe plot 406 viktima.

Statistikat për javën e parë të Marsit:

1 Mars – 764 raste të reja dhe 20 humbje jete

2 Mars – 892 raste të reja dhe 19 humbje jete

3 Mars – 851 raste të reja dhe 21 humbje jete

4 Mars – 847 raste të reja dhe 20 humbje jetë

5 Mars – 780 raste të reja dhe 21 humbje jete

6 Mars – 777 raste të reja dhe 21 humbje jete

7 Mars – 819 raste të reja dhe 21 humbje jete

Vhet re edhe një fenomen tjetër shumë shqetësues, prekja e të rinjve. Pakujdesia ndaj rregullave anti-Covid si dhe neglizhenca e simptomave në ditët e para të infektimit po rrezikon jetën e të rinjve. Sipas mjekëve, moshat e reja neglizhojnë rrezikun që u kanoset dhe paraqiten në spital në stadin e fundit të sëmundjes.



1 Comment

  1. Keto jane vetem ato qe regjistrohen neper spitale por rastet reale jane jo me shume se 1/5 e rasteve re regjistruara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *