• |
ide | kryesore

Vaksina ruse mbërrin në Maqedoninë e Veriut, 3 mijë dozat e para priten në Shkup

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut ka pritur dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori i Rusisë, Sergej Bazdnikin së bashku pritën në aeroportin e Shkupit 3 mijë dozat e para.

Tashmë Maqedonia e Veriut pas vaksinës kineze, ka në përdorim edhe vaksinën ruse për aksionin e vaksinimit.

Nga Rusia pritet t’i vijnë edhe 197 mijë doza të tjera të vaksinës anti-Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *