• |
ide | kryesore

Video/ Fitorja e tretë radhazi, për herë të parë në sezon: Tirana me galop drejt Europës

-Instant, F1, Sport, Video



Nuk ka dy pa tre, ose të paktën në këtë llogari matematike shpresonte Orges Shehi, për ta parë Tiranën e tij fituese për të tretën ndeshje radhazi, duke i bërë presion zonës Europiane të renditjes. E pritshmëritë nuk e zhgënjejnë teknikun, që ka kaluar njëkohësisht emergjencën e mungesave e krizën e rezultateve. Bardheblutë janë imponuar 1-2 në Kamëz, përballë Kastriotit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Kategorinë Superiore.

Goli i Taulant Seferit në minutën e 20’ me penallti i bëri më të thjeshtë detyrën kryeqytetasve, që përballë kishin një kundërshtar që pothuaj luan një kampionat krejt më vete, larg Europës e larg zonës playout. Tirana e shfrytëzoi këtë mundësi dhe në minutën e 59’ shënoi edhe golin e dytë. Një goditje dënimi e ekzekutuar në mënyrë spektakolare nga Erjon Hoxhallari siguroi rezultatin, por për fare pak.

Përgjumja e bardhebluve solli golin e De Silvës në minutën e 66’, duke rikthyer të besuarit e Ndreut në lojë. Krutanët provuan të merrnin dicka më tepër se një ndeshje dinjitoze, por Tirana mbylli hapësirat dhe u kujdes të mos bënte një hap fals atëherë kur nuk duhej. Kryeqytetasit shkojnë kështu në kuotën e 35 pikëve në vendin e 5-të, dhe i dërgojnë kështu mesazh Partizanit, me të cilët do luajnë në xhiron e ardhshme në derbin e kryeqytetit. Kastrioti mbetet në kuotën e 28 pikëve në vendin e 7-të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *