• |
ide | kryesore

Video/ Messi ngec, Barcelona jo: katalanasit janë tani vetëm -2 nga Atletico

-Instant, Sport, Video



Barcelona ishte protagoniste e të shtunës në La Liga: blaugranat mundën Osasunën 2-0 dhe u kthyen në -2 nga kreu që mbahet nga Atletico Madrid, që luan sot derbin kundër Real. Jordi Alba zhbllokoi rezultatin në minutën e 30, ndërsa talenti 18 vjecar Ilaix Moriba dyfishoi në minutën e 83, por lajmi i vërtetë është se Messi vazhdon të jetë vendimtar në ekipin e Koeman edhe kur nuk shënon. Kohët kur argjentinasi zhdukej nga ndeshjet, ndoshta nën stresin e mendimeve për situatën që u krijua në fillim të sezonit, janë fshirë dhe numri 10 po i udhëheq blaugranat drejt një rikuperimi spektakolar në Liga.

Është e vështirë të kuptohet se çfarë ka ndryshuar në të vërtetë që nga barazimi zhgënjyes në shtëpi kundër Cadiz në 21 shkurt, por ajo që është e sigurt është se, që atëherë, Barcelona nuk ka humbur më asnjë ndeshje: mbase fitorja në Osasuna është më pak bindëse në krahasim me 3-0 kundër Elche dhe suksesi i dyfishtë ndaj Sevilla, por kjo është gjithësesi mjaftueshëm për t’u kthyer në -2 në renditje nga liderit e Atletico Madrid, të angazhuar pasdite në derbin e shumë pritur kundër Real Madrid. Vendasit që vinin nga një periudhë mjaft pozitive (tre fitore në katër daljet e fundit), u përpoqen t’i përgjigjen iniciativave blaugrana, por pas gjysmë ore Messi vendosi se ishte koha për të dhënë goditjen e parë: ai i argjentinasit ishte një pasim me saktësi milimetrike për Jordi Alba, i cili me të majtën nuk i la asnjë mundësi Sergio Herreras.

Në pjesën e dytë, në fakt, navarrët u munduan të shfrytëzojë hapësirën e lënë të lirë nga skuadra e Ronald Koeman, por kur arrinin në zonë nuk ishin në gjendje të bënin keq. Sidoqoftë, u prodhua një ndeshje e ekuilibruar dhe do të ishte e tillë deri në fund, nëse Barça nuk do të kishte një mijë burime e mes tyre Ilaix Moriba, një nga më të talentuarit e brezit të ri të akademive: 18 vjecari mbylli llogaritë me një tjetër të majtë fituese, në një tjetër asist të Leo Messi, dhe kështu nënshkroi golin e tij të parë, historik në La Liga: maja e tabelës po afrohet gjithnjë e më shumë, i gjithë presioni tani është te dy skuadrat e kryeqytetit spanjoll.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *