• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti i turpshëm i eksodit shqiptar që sot nuk e përmendin as Rama, as italianët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Kryeministri Edi Rama u prit me mjaft nderime në fundjavë në brigjet italiane. Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio nuk i kurseu fjalët e bukura në ceremonitë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve me anije drejt brigjeve të shpresës. Në javën e parë të marsit 1991 brenda 30 orësh në portin e Brindisit u ankoruan rreth 24 mjete lundruese, anije dhe peshkarexha. Ishin mijëra shqiptarë që pas një kalvari vuajtjesh ia dolën të mbërrin në perëndim.

Por ndryshe do të ishte në historia pak muaj më pas.

Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave “Vlora”, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria. Ishte nisur nga Durrësi dhe pothuajse karburanti kishte mbaruar. Fillimisht u mundua të hedhë spirancën në Brindisi, por nuk u pranua nga autoritetet u drejtua për në Bari.

Eksodi i Shqiptarëve drejt botës së lirë. 8 gusht 1991,, 20 mijë shqiptarë  me anijen “Vlora” nisen drejt Italisë | Gazeta Telegraf

Në bord kishte edhe njerëz të armatosur, përveç emigrantëve në arrati nga regjimi komunist gati gjysmëshekullor. Anija kishte mbërritur në portin e Durrësit nga Kuba plot me sheqer dhe shkarkimi nuk arriti të përfundonte kur u rrethua nga një “det njerëzish”. Komandanti i anijes tha se u kërcënua me thika që të riniste lundrimin drejt Italisë.

Video/ Anija 'Vlora' me 20 mijë shqiptarë drejt Italisë, 27 vite nga eksodi  i vitit 1991 - Gazeta Mapo

Gazetat e 9 gusht 1991 gazetat shkruanin se bëhej fjalë për 11 mijë persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20 mijë. Fotografitë e famshme të Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.

Ishte ora 11.30 kur pjesa më e madhe kishte arritur të zbriste në platformë. Temperaturat ishin përvëluese. Shqiptarët kërkonin bukë dhe ujë. Anija “Vlora” ishte kthyer në një nevojtore me erë të keqe.
Policia italiane merr vendim që të gjithë shqiptarët e t’i fusë në stadiumin e vjetër të qytetit derisa të merret një vendim. Kryeministri i kohës Giulio Andreotti doli në një deklaratë duke refuzuar të mikpresë të tjerë refugjatë.

“Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre” – tha ai.

Ajo që ndodhi në stadiumin e Barit janë të paktë ata që e kujtojnë tashmë. Për ditë të tëra shqiptarët u lanë në mëshirë të fatit. Uji dhe buka u hidhej nga helikopteri. Më të fortët arrinin të merrnin. Skenat janë të paimagjinueshme për një shtet evropian.

Më pas nisën revoltat.

Një grup të rinjsh shkulën pllakat e shkallëve dhe hodhën gurë kundër policisë. Përleshjet zgjatën 3 ditë. Më të dhunshmet ishin ato të së dielës së 11 gushtit. 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.

Më pas erdhën lajmet se një pjesë e rrethimit ishte çarë. Një pjesë e shqiptarëve kishin mundur të dilnin nga stadiumi duke u strehuar në familje italiane ose te shqiptarë kishin mundur të iknin me ambasadat e 1990 apo me eksodin e marsit.

Mediat italiane të kohës reaguan ashpër duke e konsideruar këtë sjellje të qeverisë së tyre si çnjerëzore. Edhe në parlamentin italian të kohës debatet politike ishin të ashpra për mënyrën si shqiptarët po mbaheshin për ditë të tëra, në pisk të vapës në një stadium të rrethuar me policë.

Autoritetet nuk humbën kohë dhe po bënin gati të ndërmerrnin një nga operacionet më të madh i riatdhesimit në historinë e Italisë me 11 avionë ushtarakë, 3 avionë të Alitalia dhe 3 motobarka.
Kur i nxorën nga stadiumi i gënjyen. U thanë se po i shpërndanin, por në fakt i kthyen mbrapsht në Shqipëri. 17 400 persona u riatdhesuan, të anijes Vlora, por edhe një pjesë që kishin mbërritur me anije të tjera në të kaluarën. U mbajtën vetëm 1500 persona që paraqitën kërkesë për strehim politik.

Ministri italian i punëve të Brendshme, Gianni De Michelis mbërriti në Tiranë duke ofruar një plan ndihme. 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera.

Vite më vonë njëri prej shqiptarëve që vuajti kalvarin e stadiumit të Barit e paditi shtetin italian në Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strazburg dhe fitoi.

E vërteta është se populli italian i 30 viteve më parë i mikpriti shqiptarët, por politika ka dritëhijet e saj dhe e vërteta duhet thënë ashtu siç është. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Andreoti miku i mafiozve ishte nje larve humane nje filoserb i deklaruar.co do prisje na nje mbeturine e tille

    1. Po ca pret ti, te thuhet e verteta? Puna eshte qe “miqte” italiane te Rames, me Bollino & co i bene gati nje pritje per show per interesat e pista qe kane mes tyre. Tashme hipokrizia eshte bere si qyrk qe e veshin dhe as qe ua ndjell fare.

  2. Po as Italia e asaj kohe nuk besoj te ishte e pergatitur per ate eksod gjigand. Mos harrojme qe Italia deri pak vite me pare kishte qene vend tipik emigrantesh drejt Gjermanise, Belgjikes, Frances e pertej. Deri vone ne vitet 80′ baret e dyqanet ne Zvicer p.sh. shkruanin nuk lejohen qente dhe italianet. 20 mije veta jane jashtezakonisht shume veshtire per t’u menaxhu nga cdo shtet. Ne Amerike tani qe diskutojme i mbajne femijet meksikane neper konteniere.

    1. Paska fillue nipi i Hysniut me sulmue Evropjane dhe italine tani se Ameriken Kan kohe qe e Ben.bashke me ilir hajduti dhe Sali vrasis thotë:

      Pask fillue nipi i Hysniut me sulmue Evropjane tani se Amerikane kane kohe qe e bejne dhe i thone ilir hajduti dhe Saliu ju e keni mire Kurse ata e kane gabime …Ai eksod per fat keq tonin Ka qen nje fare pushtimi per italine… Verte siq thote nje komentuse me siper ne ate koh as Italija as Evropa nuk Ka qen te pergaditur per eksode te tilla por Qfare do te thone nipi i Hysniut per Evropen dhe Ameriken do ngelin distanasjoni i the komtare e ju komunist vrasit dhe hajdute si gjyshi I jote Saliu dhe ilir hajduti Rrofte Shqiprija rrofte Amerika rrofte Italija ????????

  3. Mund ta shohim ate ikje biblike nga atdheu ne menyra te ndryeshme, por ne radhe te pare do analizuar se perse ndodhi ajo ikje e turpeshme nga shteti komunisteve ekstremist? Kush ishin kushtet politiko-sociale te qeverisjes komoniste qe prodhuan kete fenomen qe eshte kthyer ne rutine?

  4. Ishin qeveri ku bënin pjesë dhe socialistët.Dhe kjo parti mori fund në 1994.Shpresojmë dhe Ps shqiptare e Ramës të pësojë të njëjtin fat.Nga gjithë ato lekë që erdhën i hëngrën ish komunistët me Fatos Nanon.

  5. Dmth italianet jane te keqinj dhe Rama ben gabim qe nuk ia permend se qeveria italiane e para 25vjeteve nuk i mbajti shqiptaret.
    Llogjika e Bushat karit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *