• |
ide | kryesore

Video/ Monologu i Ibrahimovic në Sanremo: “Nëse gabon Zlatan, mund të gabosh edhe ti, mjafton të bësh diferencën”

-Instant, Sport, Video



“Nëse nuk e sfidoni veten, nuk mund të rriteni. Kur bën sfidat, është sikur të ishit në fushë dhe kur të dilni në fushë mund të fitoni dhe mund të humbisni. Unë kam luajtur 945 ndeshje, kam fituar shumë, por jo të gjitha. Kam fituar 11 tituj kampion, por gjithashtu edhe kam humbur disa. Kam fituar shumë kupa, por kam humbur ndonjë. Unë jam Zlatan edhe pa i fituar të gjitha ndeshjet, jam Zlatan kur fitoj dhe kur humbas. Nëse gabon Zlatan, edhe ti mund të gabosh. E rëndësishme është të bësh diferencën çdo ditë”. Ibrahimoviç e përshëndeti Festivalin e Sanremos me një monolog ‘motivues’, në të cilin shpjegoi zgjedhjen e tij jashtë futbollit.

Suedezi është nga ata që dinë ti zgjedhin fjalët: “Kam shënuar më shumë se 500 gola, por gjithashtu kam humbur disa. Ndonjë penallti shkoi keq, por dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është një pjesë e suksesit. Të mos bësh asgjë është gabimi më i madh që mund të bësh… Angazhim, përkushtim, këmbëngulje dhe përqendrim. Ju të gjithë jeni Zlatan dhe unë jam të gjithë ju. Faleminderit Itali, shtëpia ime e dytë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *