• |
ide | kryesore

Video/ Partizani pëson humbjen e parë të 2021: e mund Skënderbeu i vendit të fundit

-Instant, F1, Sport, Video



Një 2021 për kornizë merr fund në mënyrën më të pabesueshme. Partizani që kishte vrapuar drejt vendit të parë për dy muaj është rrëzuar 0-1 në shtëpi nga Skënderbeu i vendit të fundit. Fitorja e parë e Migen Memellit në krye të korcarëve, që kapërcejnë Apoloninë dhe i afrohen zonës së playout. Në “Elbasan Arena”, vendosi një gol i Zhan Viktor.

Të kuqve i ishin kthyer Murataj e Broja, por sërisht mekanizmi nuk funksionoi dhe në fund vetëm zhgënjim për Ilir Dajën, që pas barazimit ndaj Apolonisë, mori një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin më të mirë rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, për tu shkëputur, gjithnjë nëse arrijnë të fitojnë ndeshjet e tyre.

Në një ndeshje të dominuar në zotërimin e topit nga vendasit, por me korcarët të vendosur mirë në fushë, Zhan Viktor fiksoi rezultatin në minutën e 67, duke i dhënë shpresë bardhekuqve dhe duke futur në telashe Partizanin, pikërisht kur kishte fituar statusin si kandidati kryesor për titull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *