• |
ide | kryesore

Vrau babain me shkop, lihet në burg 25-vjeçari me probleme mendore

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Fierit ka lënë në burg të riun Erdis Rapi, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij me një shkop pas sherreve të vazhdueshme që kishte me të.

Në seancën e sotme të vlerësimit të masës së sigurisë është caktuar “arrest me burg” për 25 vjeçarin.

Viktima Dhori Rapi, 52 vjeç donte ta çonte në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Ngjarja ndodhi në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes, në tokën pranë shtëpisë ku jetonin.

Të paqarta kanë mbetur shkaqet që shtynë të riun të godiste për vdekje babanë e tij. Ndërsa burime nga vendi i ngjarjes treguan se babë e bir kishin pasur shumë herë debate e konflikte fizike me njëri-tjetrin. Madje, pjesë e sherreve të tyre ka qenë edhe vëllai tjetër i autorit.

Fqinjët e familjes dhe kushërinj të tyre kanë treguar se të tre anëtarët e familjes Rapi dyshohet se kanë pasur probleme të shëndetit mendor. Sipas tyre, ata disa herë kanë marrë edhe mjekime, ndërsa kanë pasur kartela të hapura edhe në Spitalin e Vlorës, ku kanë qenë të shtruar herë pas here për mjekim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *