• |
ide | kryesore

Yuri Kim u dërgon mesazh krerëve të partive 24 orë para mbylljes së listave të deputetëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të hënën në mesnatë është afati i fundit që partitë duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim në një mesazh publik, drejtuar partive politike në Shqipëri, u kërkon liderëve që në listë të mos përfshijnë persona me probleme, por figura të pastra.

“Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht e qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë në lidhje me ligjet shqiptare dhe emërtimet nga Sekretari i Shtetit (referuar personave të futur në listën e zezë).

Shqiptarët më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë nëse udhëheqësit shqiptarë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse ata janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendime të vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike për shqiptarët.

Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t’i bëjmë përgjegjës drejtuesit e partive. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë” – thuhet në mesazhet e ambasadores.



8 Comments

  1. Ne Berat ne listen e opozites kandidon Kasem Mahmutaj vellai i Gaz Mahmutaj, trafikantit mik te Fatmir Mediut te cilin ky i fundit po e kalonte ilegalisht ne Itali por qe ndaluan ne aeroportin e Milanos dhe u proceduan te dy nga drejtesia italiane.

    1. Do e shohim neser Lulzim Bashen a jet ne kolicjone me Mustafa Licin thotë:

      Ok neser do ta shohim ne Qofte se Lulzim Basha Sali Berisha dhe ilir Meta do Ben kalicjone me Partine e Mark Frroku … Dhe akoma shume me keq me Mustafa Licin ata Jane nje familje mafjoze dhe vrasisshis dhe ju ven gjoba njerzve dhe fshatarve

  2. Sigurisht ky mesazh i drejtohet vetem opozites dhe nuk ka te beje fare me partine ne pushtet pasi

    ajo eshte e paster si kristali ne lidhje me shqetesimet qe shpreh ambsadorja e SHBA-ve. Sic e shpreh

    qarte ambasadorja shqetesimi me i madh i shqiptareve eshte korrupsioni, mungesa e transparences ,

    pandeshkueshmeria si dhe pergjegjesine udheheqesve per te siguruar kandidate te paster edhe ne lidhje

    me listen e zeze te Sekretarit te Shtetit.

    A s’eshte opozita dhe Saliu pergjegjesit kryesore qe ne keto 8 vite te Rilindjes korrupsioni ka arritur

    majat dhe sipas Departamentit te Shtetit ka shtrirje kapilare ne te gjitha deget e qeverisjes .

    A s’eshte opozita dhe Saliu pergjegjesit e vetem per terrin informativ, dhe mungesen e plote te

    transparences se shpenzimeve te parave te taksapaguesve shqiptare, ku miliarda euro kane shkuar

    per tendera sekrete, per PPP e koncesione, per luks qeveritar dhe ne drejtim te paditur ? A sishte

    opozita dhe Saliu qe falsifikoi tenderin e Unazes se Re dhe beri gati 40 milion euro t’i fluturonte ne

    Delawere , qe bleu ilacet per Covid me trefishin e cmimit e mijera raste si keto ?

    Persa i perket pandeshkueshmerise , a s’ishte opozita dhe Saliu qe i beri presion drejtesise qe te mos

    hetonte e mos conte prapa hekurave pergjegjesit e vjedhjeve te votave ne Diber e Durres ?

    Kurse sa i perket listes se zeze te Sekretarit te Shtetit pergjegjesia e opozites dhe e Saliut eshte

    pa medyshje vetem e tyre. Partneret e tyre te perfshire ne kete liste kane blere parti , kryetar

    bashkish te promovuar nga ata jane perfshire gjithtu ne kete liste, shume depudete te saje jane

    detyruar te largohen nga parlamenti e bashkite per shkak te rekordeve kriminale. Dhe kulmi

    arrin kur kjo opozite mbush burgjet me kryefamiljare per fatura energjie 30 mijelekshe dhe nga

    aqna tjeter liron vrases e trafikante te denuar per jete. Ja kjo eshte opozita. .

  3. Pse mos e kemi de jure kryeministresh kete tipen koreane se de facto e kemi?! albanistanezet do gezonin shum.

  4. Kjo aludon për Bashën sepse ka sinjale që do kandidojë trafikantë të panjohur që do derdhin miliona euro për të fituar.Këtu nuk bëhet fjalë për Ps që gjithmonë ka kandiduar ajkën e inteligjencës shqiptare.Pra kujdes Basha se ka marë Cia urdhër që tju mbikqyr!!!

  5. Zonja ambasadore mos u beni hipokrite keto fjale qe thoni jane patatina qe u hidhen shqiptareve per konsum kercenimet tuaja nuk jane marre seriozisht nga pushteti dhe ju keni heshtur kur duhet te flisni tani ata mund te bejne gjithçka me ju dhe ju nuk mund te flisni sepse ose jeni blere ose beni me vullnet punen e tyre

  6. Rrofte ajka e qumeshtit te prishur. Rrofte populli dylber kumunist fshatar sigurims.Koloni sa me shpejt.
    Sudani i pari te na marre persiper.

  7. Fukarallek, skamje, po falimenton biznese, korrupsion, krim, padrejtesi, arsimi per faqe te zeze, taksat ne maksimum, faturat vetem sa rriten nga viti ne vit, shendetesia maskarallek. dhe ne jemi populli me i lumtur ne bote me keta qe po na qeverisin…o sa mire me qene shiqptar ohe ohe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *