• |
ide | kryesore

Arrestohet i dehur kandidati i LSI-së në Elbasan, në 2015-n përplasi një qytetar për vdekje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Elbasanin, Sokol Skura është arrestuar pasi u kap nda policia duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, Skura po udhëtonte në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, kur gjatë kontrollit ka rezultuar se kishte konsumuar alkool.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ia shkakton një aksident në timon në gjendje të dehur edhe më herët në vitin 2015 në gjendje të dehur ka shtypur me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.

Sokol Skura i larguar nga Partia Socialiste që në vitin 2015, është akuzuar edhe për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Njoftimi i policisë:

Speciaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan,  është kapur  nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.



3 Comments

  1. ku i gjejn keta. edhe me qiri ti kerkojn, bobo… si ka perfundu keshtu ky mut parlament, me kriminela, anadollak, injorant, vesalinj, matrapaz e te semur psiqik. imagjinoni parlamentin ne fillimet e krijimit te shtetit shqiptar, me avni rustemin, luigj gurakuqin, fan nolin etj etj. te ngrihen nga varri e te ven duart ne kok kur te shikojn kete te sotmin apo te nesermin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *