Në selinë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama po qëndron i mbyllur në zyrë me Erion Veliajn, Taulant Ballën e Gramoz Ruçin ndërsa anëtarët e tjerë të kryesisë janë në lidhje online.
Nga ajo që mësohet në korridoret e selisë rozë është se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk do të kandidojë në Dibër siç pritej, por në Korçë.
Ministrja Ogerta Manastirliu duket se do të ketë një vend të sigurt, e pesta në Tiranë.
Një tjetër çështje që po diskutohet është se ku do të kandidojë ish-ministri Sandër Lleshaj ndërsa po flitet në Tiranë ose në Durrës.
Në përditësim…
Kesaj I detyrohet shume, cdo dite I ul nr.e te vdekurve nga pandemia dhe I mbulon pislleqet qe behen ne shendetsi, njesoj si Ilir Beqja.