• |
ide | kryesore

Çfarë suprize kanë përgatitur Mc Kresha dhe Lyrical Son

-Instant, Paparazzi, Slider
Mc Kresha



Mc Kresha dhe Lyrical Son i kanë zënë fansat sot në befasi, në fakt një befasi shumë të bukur. Dy reperët kanë publikuar një këngë të re, të cilën nuk e kishin paralajmëruar më herët. Kështu ky projekt erdhi krejtësisht i papritur, por fasnat e pritën me shumë dëshirë dhe e kanë pëlqyer me dëgjimin e parë.

Bashkëpunimi i reperëve mban titullin “Criminal Immigrant” dhe siç mund ta merrni me mend për tekstin janë përkujdesur ata të dy vetë. Mc Kresha dhe Lyrical Son nuk kanë publikuar një videoklip të mirëfilltë, por këtë projekt e kanë sjellë me pamje të animuara.

Bashkëpunimi i fundit i Mc Kreshës dhe Lyrical Son datonte 8 muaj më parë. Kënga mbante titullin “Ajo po don” dhe numëron gati 10 milionë klikime në Youtube. Kjo ka qenë edhe kënga e fundit për Mc Kreshën, sepse këto kohë duket se ai po shijon në maksimum prindërimin si baba i një vajze. Ndërkohë disa muaj më parë ai paralajmëroi se do të sillte së shpejti një album të ri, i gjashti i karrierës së tij. Megjithate ende nuk ka asnjë detaj nga albumi i Kreshës, që fansat po e presin me padurim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *