• |
ide | kryesore

Conceicao sfidon Juventus: “Janë mësuar me të tillë presion, ne të përgatitur për tu kualifikuar”

-Instant, Sport



Sergio Conceicao e di se është përballë takimit me historinë dhe është i gatshëm të sfidojë Juventusin në ndeshjen e dytë të 1/8 të Ligës së Kampionëve: “Shkojmë në këtë sfidë me të njëjtën frymë si ndeshjen e parë – tha trajneri lusitan në konferencën për shtyp në vigjilje -. Jemi përgatitur për një rezultat pozitiv, që do të na çojë tek kualifikimi. Ronaldo i shlodhur? Fuqia e Juves qëndron edhe në të qenit në gjendje të lënë pushim lojtarin e tyre më të mirë. Ata janë mësuar me presionin e këtyre ndeshjeve, por ne duhet të mendojmë për ekipit tonë dhe të jemi të përgatitur në mënyrën më të mirë “.

Si pothuajse të gjitha klubet në këtë sezon, edhe Porto është kthyer nga një periudhë e vështirë për sa i përket impenjimeve: “Është e vërtetë, ne kemi grumbulluar shumë ndeshje. Kemi disa lojtarë që kanë luajtur më shumë dhe të cilët aktualisht janë në dyshim për probleme fizike, por ne trajnerët jemi këtu për të gjetur zgjidhje. Juventusi ka qenë në gjendje të rikuperojë lojtarë të rëndësishëm si Cuadrado, ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të qenë të denjë për simbolin që kemi në gjoks, i cili përfaqëson historinë e Portos. E dimë se do të gjejmë një ekip i cili kohët e fundit luajti finale të Ligës së Kampionëve, që ka investuar shumë për të qenë në gjendje të fitojë turneun. Do të përpiqemi të luajmë një ndeshje që pasqyron mënyrën tonë të të qenit ekip dhe do të përpiqemi të fitojmë “.

Shumë nga kujtimet e Conceicaos janë të lidhura me Italinë dhe një e veçantë lidhet pikërisht me Torinon dhe Juventusin, duke qenë se kundër bardhezinjve, në Delle Alpi, bëri debutimin e tij me fanellën e Lazios në gusht 1998, duke shënuar në kohën shtesë golin që i lejoi skuadrës së Eriksson të ngrinte Super Kupën e tyre të parë italiane: “Italia ka qenë një vend i rëndësishëm për karrierën time. Unë mund të flas për ndeshjen time të parë në Itali, në Super Kupën e vitit 1998 në fushën e Juventusit, por nuk do ta bëj, unë preferoj të flasim për të tashmen “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *