• |
ide | kryesore

Digjen katër banesa në Berat, fqinjët japin detaje: Dyshohet se kanë vdekur 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Zjarri që ka rënë gjatë natës në Berat dhe ka përfshirë 4 banesa, dyshohet se ka shkaktuar 3 viktima. Fqinjët tregojnë detajet e momenteve të tmerrit, kur janë zgjuar nga gjumi si pasojë e asfiksisë, dhe thonë se në banesën që ka pësuar dëmet më të mëdha jetonin bab e bir dhe mbrëmjen e djeshme ka qenë dhe një shok i të riut.

Ata dëshmojnë se babai ka qenë i paralizuar, dhe kjo mund të ketë vështirësuar daljen e tij nga banesa, ndërkohë që Policia e Beratit nuk ka dhënë ende informacione për sa i takon viktimave të mundshme në zjarr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *