• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati jashtë listave të PS? Rama: Ylli është skuadra, jo individët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se as Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e ekipit të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit. Edhe pse nuk është bërë ende publike, kryeministri Edi Rama tha këtë të hënë para gazetarëve se më e rëndësishme se sa individët për të është skuadra që ka Partia Socialiste. Kreu i qeverisë deklaroi se për secilin në PS ka një kohë që merr, por edhe një kohë që jep.Do ndalesha në Qarkun e Shkodrës, ju thatë që e keni bërë vlerësimin edhe në bazë të kritikave të mediave dhe rrjeteve sociale. Me shumë gjasë besoj do konfirmohet që Ditmir Bushati nuk do të jetë pjesë e listës, A ishte një kriter?

Edi Rama: Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vetëm për skuadrën, nuk flas për individë.

Duke qenë se ju vetë e keni konsideruar si një ministër yll si ministër i Jashtëm?

Edi Rama: Patjetër, por skuadra e PS-së është shumë më tepër se sa skuadra e deputetëve kështu që besoj se të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë me siguri. Pjesa më e madhe kështu do të bëjë, sepse ka një kohë për të marrë, ka një kohë për të dhënë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *