• |
ide | kryesore

Emrat/ Digjen banesat gjatë natës, humbin jetën babë e bir në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë mbetur të vdekur nga djegia e katër banesave në qytetin e Beratit. Dy viktimat janë identifikuar si Jovan dhe Mateo Vangjeli, babë e bir. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës në lagjen Muzakaj në Berat. Katër banesa u përfshirë nga flakët.
Policia bën me dije se fillimisht zjarri ka rënë në banesën e shtetasit J.V., dhe më pas është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H.

Pas njoftimit për ngjarjen, zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë flakët nën kontroll. Ndërkohë, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *