• |
ide | kryesore

Eni Koçi rrëfen arsyen e shkëputjes nga muzika

-Instant, Paparazzi, Slider



Eni Koçi është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi ka bërë një bashkëbisedim live me ndjekësit e saj, ku ndër të tjera ka rrëfyer se pse ajo nuk po sjell më projekte të reja muzikore, pasi një ndjekëse e saj e pyeti nëse Eni e ka lënë muzikën.

“Jo, nuk e kam lënë. Muzika është gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë. Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t’u punuar. Gjithashtu këtë vit diplomohem kështu që prioriteti im ka qenë universiteti”, është përgjigjur Eni Koçi.


Mesa duket prioritetet e këngëtares këtë kohë kanë qenë larg muzikës, tek studimet dhe diplomimi.

Ndërkohë, e pyetur nga ndjekësit se a ka pasur temperaturë gjatë periudhës që ka qenë e prekur nga koronavirus, ajo ka thënë se nuk ka patur asgjë, thjesht ka fjetur shumë gjumë dhe mendonte se e kishte nga lodhja në palestër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *